Aktualitet

“A ta mbaroj more burrë”, Artan Lame flet për prishjen e ndërtesa në Astir: Berisha bëri marrëzira, dha legalizime abuzive

Artan Lame ka deklaruar se Berisha dha legalizime abuzive.
Featured image of article: “A ta mbaroj more burrë”, Artan Lame flet për prishjen e ndërtesa në Astir: Berisha bëri marrëzira, dha legalizime abuzive Artan Lame, kreu i Kadastrës.

Drejtori i Kadastrës, Artan Lame kërkoi të futej në emisionin Opinion, për të sqaruar situatën e krijuar këtë të martë në zonën e Unazës së Re.

Në një lidhje telefonike, zoti Lame reagoi pasi ish-deputeti demokrat, Klevis Balliu tregoi një foto ku gjysma e godinës ishte legalizuar gjysma tjetër jo.

“Gjysmë të vërtetat nuk bëjnë një të vërtetë. Unë jam i vjetër në debate dhe i pranoj me kënaqësi debatet. Nëse legalizimi i atij gjysme objekti është bërë përpara 2013, e kam thënë që janë bërë legalizime të paligjshme, veçanërisht në muajt e fundit të ndryshimit të qeverisë. Ai derziu që nuk ka arritur të paguaj, nuk e ka marrë legalizimin. Projekti fillestar i unazës ka qenë më i ngushtë, më pas që në kohën e zotit Berisha projekti u zgjerua. Janë bërë legalizime abuzive, në muajt e fundit para se të ndryshohej projekti. Edhe kur u bë projekti i ri, njësoj si nga ana tjetër, këto banesa do të prisheshin”, tha Lame.

I pyetur nga drejtuesi i emisionit, nëse shteti shqiptar ka bërë nga këto padrejtësi, drejtori i Kadastrës tha:” Shteti shqiptar është i këtyre qytetarëve që i kanë votuar, shteti shqiptar të thashë ka bërë marrëzi. Atje ka dhe objekte të vjetra, me leje ndërtimi në kohë të ndryshme”.

Për më shumë bëhu pjesë e grupit më viral në Facebook, Dosja.al

Teksa gjatë fjalës së tij, të ftuarit kërkonin të ndërhynin dhe të përfshiheni në debat, zoti Lame në një moment e humbi durimin: “A ta mbaroj more burr…”

Marrë nga Opinion.al 

J.V/Dosja.al

Shto Koment