Aktualitet

A rrezikon Shqipëria një tjetër mbyllje? Tomini: Kemi kapacitete të përballojmë situatën, por…

Përfaqësuesja e ISHP-së Eugena Tomini, u shpreh se qytetarët duhet të mos neglizhojnë masat ndaj koronavirusit.
Featured image of article: A rrezikon Shqipëria një tjetër mbyllje? Tomini: Kemi kapacitete të përballojmë situatën, por… Eugena Tomini

Përfaqësuesja e ISHP-së Eugena Tomini, e ftuar në emisionin “Real Story” në “News 24”, e pyetur nëse po diskutohet rimbyllja nga koronavirusi, tha se vendi ynë ka kapacitete të përballojë situatën.

Tomini u shpreh se qytetarët duhet të mos neglizhojnë masat ndaj koronavirusit.

Alfred Lela: Edhe Amerika po shkon drejt një mbyllje të pjesshme.

Përfaqësuesja e ISHP Eugena Tomini: Një vend nu duhet të gëzojë nëse ka vdekje më pak apo më shumë. Shqipëria renditet ndër të fundit nivele të vdekjes. Shqipëria ka kapacitete për të përballuar gjendjen. E kemi më të mirë që të përballojmë situatën sesa të kthejmë sërish mbylljen. Duhet të respektohen masat në mënyrë korrekte.

Për më shumë bëhu pjesë e grupit më viral në Facebook, Dosja.al

Infeksionet sjellin vdekje, për fat të keq. Sistemi shëndetësor është forcuar, jo vetëm për shkak të gjendjes, por edhe për këtë normalisht. U neglizhua gjatë hapjes graduale. Vdekjet ndodhin kur ka sëmundje shoqëruese. Sa i përket humbjen nga jeta të profesorit, nuk dua të diskutoj. Bashkëshoqëruese me të ka qenë edhe hiper-tensioni.

Eduart Zaloshnja: Pse u rritën rastet pozitive me koronavirus? Rregullat nuk janë zbatuar. Ka neglizhencë të madhe për masat ndaj koronavirusit.

Marrë nga BW

Shto Koment