Aktualitet

A rrezikojmë të na ndërpritet energjia? OSHEE: Jemi përgatitur dhe për skenarin më të keq

Çela garantoi se energjia nuk do të mungojë dhe se janë marrë të gjitha masat për të garantuar furnizim të qëndrueshëm.
Featured image of article: A rrezikojmë të na ndërpritet energjia? OSHEE: Jemi përgatitur dhe për skenarin më të keq Ardian Çela, drejtor i OSHEE

TIRANË- Drejtori i OSHEE, Ardian Çela ka premtuar sot se nuk do ketë mungesë të energjisë nga ana teknike, por nuk do marrin shërbimin ata që nuk do paguajnë. Ai garantoi se energjia nuk do të mungojë dhe se janë marrë të gjitha masat për të garantuar furnizim të qëndrueshëm.

Ju siguroj që në çdo skenar të përkeqësuar të situatës, jemi të pregatitur që çdo spital, çdo ambulancë, çdo njësi shëndetësore mos të ketë ndërprerje energjie. E dimë mirë misionin tonë, nëse ikën energjia është njësoj sikur të mos i kesh vënë një respirator një të sëmuri. Jemi në linjë të parë dhe në vigjilencë absolute për të eleminuar çdo defekt të mundshëm.

Për më shumë bëhu pjesë e grupit më viral në Facebook, Dosja.al

Kjo do ta vinte OSHEE në kushtet e një krize financiare dhe pamundësie për të garantuar furnizimin me energji të konsumatorëve. Situatë e cila do të shoqërohej me ndërprerje të detyruara të energjisë dhe nevojë për mbështetje nga Buxheti i Shtetit, pra sërish nga taksat e shqiptarëve. Ky skenar nuk ka asnjë shans për të ndodhur dhe qytetarët janë të vetdijshëm se duke qenë korrekt me pagesën e faturës mujore do të mbajmë në këmbë sistemin elektroenergjetik që është një pasuri e përbashkët”, theksoi Çela.

(A.B. Dosja.al)

Shto Koment