Kuriozitete

A preken fëmijët dhe adoleshentët nga Covid-19? Studimi britanik del më përfundimin se …

Sipas Prof Russell Viner ka rezultuar se fëmijët dhe adoleshentët  janë rreth 50% më pak të predispozuar se të rriturit për t’u infektuar.
Featured image of article: A preken fëmijët dhe adoleshentët nga Covid-19? Studimi britanik del më përfundimin se … Foto Ilustruese

LONDËR- Studiusit e shkollës së Higjenës dhe Mjekësisë Tropikale në Londër së fundmi kanë kryer një studim për koronavirusin dhe kush mund të preket më shumë. Sipas Prof Russell Viner ka rezultuar se fëmijët dhe adoleshentët  janë rreth 50% më pak të predispozuar se të rriturit për t’u infektuar.

Studiuesit për konkluzionet e tyre u bazuan në 6.332 studime të tjera nga e gjithë bota shumica e të cilave nuk janë publikuar zyrtarisht dhe mësohet se prej tyre janë botuar vetëm 18 prej tyre.

Shkencëtarët shprehen se ato ishin një përzierje studimesh që tregonin se si përhapet koronavirusi në shkolla ose në shtëpi perms kontakteve

Po a mund të përhapin fëmijët koronavirusin?

Për më shumë bëhu pjesë e grupit më viral në Facebook, Dosja.al

Provat e studiueve ishin më pak të qarta rreth asaj se sa lehtë fëmijët përhapin koronavirusin. Për shembull, një studim i 31 grupeve të infeksioneve tregoi se vetëm tre persoan kishin ishin infektuar nga fëmijët. Sipas shkencëtarve fëmijët nuk përhapin koornavirusit por megjithatë kjo ende mbetet e pasigurt.

 “Kjo mbështet mendimin se fëmijët ka të ngjarë të luajnë një rol më të vogël në transmetimin e virusit dhe përhapjen e pandemisë, megjithëse kjo mbetet ende e pasigurt”.është shprehur Prof.Vinner.

Burimi:telegraph.

(A.K.Dosja.al)

Shto Koment