LIVE UPDATES
Insights

A po rrëshket Gjermania në të djathtë?

26 Dhjetor 2019, 12:38 Nga DOSJA
A po rrëshket Gjermania në të djathtë?

GJERMANI- Kur këtë vit u ndez sërish shandani Hanukkah për Festivalin Hebraik të Dritave, kancelarja Angela Merkel dërgoi një përshëndetje. Është një mrekulli që pas kolapsit të civilizimit me Shoah, në Gjermani ka përsëri jetë hebraike. Një mrekulli, shkroi Merkeli, për të cilën ne “mund të jemi thellësisht mirënjohës”.

Kur flet me bashkëqytetarët hebrenj zbulon një pamje tjetër: njerëzit tregojnë për àgresivitet në rritje, se ata nuk guxojnë më të ecin rrugëve me kippa, me kapelen e hebrenjve. Dhe që nga tetori përhap tmerr vràsja që kreu një i ri në Halle, i cili qëlloi hapi pa dallim dy vetë, por që në të vërtetë donte të súlmonte një sinagogë të mbushur plot, për të kryer atje një màsakër.

Hidhërim pas aktit të përgjàkshëm në Halle

Pas akteve si ai në Halle, hidhërimi është i madh, politikanët thonë se kjo nuk duhet të ndodhë më kurrë. Ndërsa reagimet e njerëzve të besimit hebraik janë, se ata e prisnin prej kohësh këtë kalim kufijsh dhe nuk habiten më nga asgjë.

A po rrëshket atëherë Gjermania në të djathtë? Pa dyshim që kjo po ndodh. Shpresa se orientimi gjithnjë e më i madh nacional-shovinist i populistëve të djathtë të “Alternativës për Gjermaninë”(AfD) do t’i frikësonte votuesit u shua në të gjitha zgjedhjet rajonale këtë vit. Gjithmonë, prej shumë vitesh, thonë shkencëtarët, në Gjermani ekziston një potencial i 15 deri 20 përqind të qytetarëve, të cilët janë të hapur për mënyrën ekstremiste e radikale të djathtë të të menduarit. Dhe tabuja në shoqëri, që “publikisht nuk lejohet të shprehesh kështu”, ka kohë që ka rënë.

Shpesh janë lajmet e vogla ato që e bëjnë të qartë zhvendosjen në të djathtë: prindërit e një shkolle në Saksoni thuhet se kanë kundërshtuar që fëmijët e tyre të vizitojnë ish-kampin e përqëndrimit në Buchenwald dhe që të lexojnë si përgatitje për këtë në mësim “Ditarin e Anna Frank-ut”. Të kalojnë mornica në trup kur e dëgjon këtë.

Në shumë vende fqinjë populistët e djathtë janë më të fortë

Nga ana tjetër, gjithçka zhvillohet në një kontekst ndërkombëtar, në të cilin Gjermania paraqitet ende relativisht mirë: për shembull, në Itali një populist i djathtë arriti të marrë postin e Ministrit të Brendshëm, ndonëse vetëm përkohësisht, në Austri, populistët e krahut të djathtë kanë qenë pjesë e qeverisë deri para pak kohësh.

Në thelb, bëhet fjalë për një krizë masive legjitimiteti të demokracive perëndimore. Në ritmin e ngutur të globalizmit, njerëzit humbasin kontrollin dhe vështrimin e përgjithshëm dhe marrin arrati në ëndrra për një botë të dimensioneve të kufizuara, me kufij nacionalë. Kjo botë vërtet që nuk ka ekzistuar asnjëherë, megjithatë ajo duket tërheqëse.

Në fakt, demokracitë e kanë të vështirë t’i ndjekin zhvillimet. Proceset e vendimmarrjes prej tyre janë të plogështa, njerëzit presin më kot për reforma reale në botën e punës, në pensione, në përkujdesje. Pafuqia e shumë njerëzve rritet gjithnjë e më shumë, sepse një shumicë e shoqërisë merr pjesë në botën e re të mundësive digjitale të pakufizuara, në lidhjen në rrjet të kontinenteve të tërë brenda sekondave. Kjo pastaj çon në një ndarje të shoqërisë: në ata “lart” dhe në ata “poshtë”, në të varfër dhe të pasur, në digjitalë dhe analogë dhe mbi të gjitha midis qytetit dhe fshatit.

Refugjatët si nxitës të krizës së legjitimitetit

Shkaku kryesor i këtij zhvillimi ishte numri i lartë i refugjatëve që erdhën në Gjermani në vitin 2015. Por pakënaqësia ndaj migrantëve ka kohë që është përhapur: ndaj të huajve që kanë jetuar këtu për një kohë të gjatë, ndaj personave të besimit hebre. Dhe ashtu si në Shtetet e Bashkuara, edhe në Gjermani prej kohësh ka një lúftë kulturore të atyre që shihen si të përjashtuar nga shoqëria kundër shtresave të larta. Në këto bëjnë pjesë politikanë të partive të vjetra, mediet, dhe minoritetet e çdo ngjyre, edhe hebrenjtë. Dialog midis këtyre grupeve zhvillohet gjithnjë e më pak.

Në skenën politike, vendimtare do të jetë nëse CDU dhe CSU arrijnë t’u rezistojnë edhe më tej koalicioneve të mundshme me AfD-në. Në Saksoni-Anhalt, CDU-ja në pushtet aktualisht po zhvillon një luftë të vështirë kundër gjithnjë e më shumë anëtarëve të bazës së partisë, të cilët i përfytyrojnë shumë mirë aleanca të tilla. Por populistët e djathtë me një krah nacionalist e shovinist në parti, me shumë nazistë në radhët e tyre, nuk duhet të marrin përsipër përgjegjësi qeveritare në Gjermani!

Gjermania tjetër duhet të dëgjohet më fort

Shumica, e cila ende mbron një shoqëri të hapur, duhet të jetë e gatshme më fort dhe mbi të gjitha me zë më të lartë se në të kaluarën që të luftojë për demokracinë. Ligjet, kushtetutat dhe organizimi në demokraci funksionojnë vetëm atëherë, kur ato mbahen gjallë nga shoqëria.

Pra, a po rrëshket Gjermania në të djathtë? Një pjesë e saj padyshim po. Dhe prej kohësh kjo po ushtron një ndikim në politikë: një situatë si ajo e vjeshtës së vitit 2015, kur shumë njerëz i mirëpritën refugjatët, sot duket e vështirë të përfytyrohet. Por Gjermania tjetër gjithashtu ekziston – ajo vetëm duhet ta thotë me zë më të lartë atë që dëshiron.

Marrë nga: DW

 

Tirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën nga ritet e shenjta po ndiqni:

View Results

opinione opinione gjermani merkel gjermani merkel

Sondazh

Poll
Insights 26 Dhjetor 2019, 11:24

Elvana, mëkati i saj dhe Krishti

Ne nje dite si kjo, kur dita tradicionale e Krishtlindjes sjell ne shtepite e gjithsecilit nje lloj paqeje, plot urime mes njerezve dhe shkembime dhuratash, rit...

Insights 25 Dhjetor 2019, 11:27

Një tradhëtar i kombit shqiptar

Samiti i ri rajonal midis Shqipërisë, Maqedonisë së Veriut dhe Serbisë, në Durrës, shënoi një tjetër nivel të ulët në marrëdhëniet midis Tiranës dhe Prishtinës....

VIDEO-VIRALE/ Po fliste në Rrugën e Salës, demokrati 'kapet mat' nga gruaja

VIDEO-VIRALE/ Po fliste në Rrugën e Salës, demokrati 'kapet mat' nga gruaja

"Injoranca nuk është argument" Nuk i pëlqeu pyetja, Rama prek në faqe gazetaren Ambrozia Meta

Del VIDEOJA, Elia godet Princ Lekën: Familja ime të ka mbajtur me bukë

VIDEO/ Noka i jep Spiropalit pankartën, Ministrja ofrohet ta mbaj para fytyrës

Publikohen pamjet nga brenda bazës ajrore të Kuçovës, Komandanti: E gatshme për stërvitjen e trupave

Tempulli 2/ Me kanabis gati për shitje dhe shuma parash, arrestohen 4 të rinj në Tiranë

Dalin pamjet nga kasollja ku u vra 50-vjeçari në Durrës

Kontrabandonin ilaçe dhe telefona, arrestohen dy persona në Tiranë, sekuestrohen 47 iPhone

I vunë flakën eskavatorit me vlerë 150 mijë euro, arrestohen 2 autorët e ngjarjes

Reshjet e shiut dhe borës në vend, policia: Moderoni shpejtësinë e mos kryeni parakalime të gabuara

Kampioni Alvin Karaqi mes lotësh: Për besë u ndjeva si Gjergj Kastrioti kur mora flamurin

'Dokumentar horror'/ Berisha publikon pamjet: Do ju paraqes terrorin që Bajrajt ushtruan më 14 maj

Krimi në Bulqizë/ Fqinji: Po hante bukë në banesë kur erdhën dy makina!

Dosja "Gjici"/ Zv.kryetari i bashkisë së Kukësit shkon në SPAK

Newsroom 11 |XAMA: LAJMI I FUNDIT FAKE QË PASHË, ISHTE PËR MUA

Newsroom 11 |XAMA: KËSHILLË QYTETARËVE- MOS LEXONI VETËM NJË BURIM

Newsroom 11 | XAMA: GAZETARËT NUK SHKRUAJNË ME EMËR, KJO S'ËSHTË ETIKE

Xama në Newsroom: Lajmet e rreme përhapin panik! Më akuzuan se kisha marrë para për një shkrim

Muka në Newsroom: Në Shqipëri ka portale gjobaxhie, u bëjnë shantazh njerëzve

Xama në Newsroom: Fake News shpërndahet më shumë në Facebook e Tik Tok! Gazetarët të shkruajnë emrin

Newsroom 11 |Kush prodhon lajme të rreme në Shqipëri

Newsroom 10 |SENJA: NE S'REAGOJMË NDAJ GJUHËS SË URREJTJES

Newsroom 10 |HAZIZAJ: 'ÇOHU ENVER', PJESË E GJUHËS SË URREJTJES

Newsroom 10 | HAZIZAJ KEMI MARRËVESHJE PËR TË MBROJTUR 'VIKTIMAT'

Newsroom 10 |HAZIZAJ: GJUHA E URREJTJES KA SHKAKTUAR DHE KRIME

Newsroom 10 |GAZETARI: GJUHA E URREJTJES, PJESË E SHOQËRISË

Newsroom 10 |HAZIZAJ: GJUHA E URREJTJES, E FRIKSHME NË SHQIPËRI

Vidhnin në banesa duke përdorur çelësa të klonuar, vihet në pranga 1 person,nje tjeter në kërkim

Newsroom 10 |GJUHA E URREJTJES PËRDORET NGA POLITIKA, AMA TË KONTROLLOJË GJUHËN E URREJTJES

Newsroom 10 | HAZIZAJ: STEREOTIPET NXISIN GJUHËN E URREJTJES

Newsroom 10 | HAZIZAJ: GJUHA E URREJTJES LUFTOHET ME EDUKIM

Newsroom 10 | Gjuha e urrejtjes në media, si dhe kush e shpërndan?

Ndryshimet në PS/ Gjiknuri: S'është fundi, por fillimi i diçkaje të re.

Inceneratorët/ S’kam dhënë asnjë kontratë pa garë, ato janë publike!

Ndihet 'i shitur' nga Rama? Gjiknuri: Nuk ndjej braktisje, kam komunikim me të prej 20 vitesh

Klosi: Kemi primare reformimin e partisë, PS synon mandatin e katërt

U shkarkua si Sekretar i Përgjithshëm, Gjiknuri: PS edhe kur fiton, refekton!

Digjet shtëpia në Shkodër, në banesë ndodhej një i moshuar, përfundon në spital

Vazhdon përplasja në PD! Basha kërkon mbledhjen e Komisionit të Etikës për të, Bardhi: Shenjë humbje

Vrasja e Jetmirës/ Autori u dënua me 28 vite burg, nëna e viktimës: Duhet dënim përjetë!

Newsroom 9 | Kallanxhi: Threads? S`besoj se do zgjasë shumë

Newsroom 9 | Eksperti i IT: Mos merrni për bazë asgjë thuhet në rrjet

Newsroom 9 | Gazetarja: po ndodhin vrasje nga tik tok

Newsroom 9 | Eksperti i IT: Fake News dallohet vetëm po të jemi kritikë

Newsroom 9 | Kallanxhi: Shqiptarët besojnë gjithçka shohin në rrjet

Newsroom 9 | Eksperti i IT, Tomi Kallanxhi: Tik Tok ka "fake news" sepse s'ka censurë

Newsroom 9 | Gazetarja: Shqipëria do kohë të përshtatet me Tik Tok

Newsroom 9| Eksperti i IT: Çdo rrjet është i përkohshëm, duhet të kujdesemi për vlerat

A mund të mbyllet TikTok për Shqipërinë? Flet për Newsroom eksperi i IT

Fëmija mbyllet brenda në shtëpi, nëna e alarmuar njofton zjarrfikësit, NDËRHYRJA nga ballkoni