Bota

A po futet bota në një Luftë të re të Ftohtë?

Por ndikimi në rritje i Kinës ka një çmim, dhe nëse Pekini po ofron më shumë para për të financuar agjencitë e OKB-së, të tilla si Organizata Botërore e Shëndetësisë.
Featured image of article: A po futet bota në një Luftë të re të Ftohtë? Xi Jinping dhe Donald Trump

Kombet e Bashkuara kanë shënuar 75 vjetorin e krijimit të organizatës pas Luftës së Dytë Botërore. Sipas BBC, politika e parë e jashtme e presidentit Donald Trump ka treguar “mos respekt” nga ana e SHBA-së në marrëveshjet shumëpalëshe, duke filluar nga marrëveshja e Klimës në Paris deri te marrëveshja bërthamore e Iranit, ndërsa Kina është pozicionuar si aleatja më e re e Kombeve të Bashkuara.

Por ndikimi në rritje i Kinës ka një çmim, dhe nëse Pekini po ofron më shumë para për të financuar agjencitë e OKB-së, të tilla si Organizata Botërore e Shëndetësisë.

Sekretari i Përgjithshëm i OKB-së, Antonio Guterres foli për një moment themelor me të cilin po përballet OKB – ata që krijuan Kombet e Bashkuara e dinin vlerën e unitetit, vuri në dukje ai, pasi ata kanë jetuar gjatë luftërave dhe pandemive të mëparshme.

Në mbledhjen e OKB-së, nuk kishte ndonjë “mashtrim” nga ana e presidentit Francez Emmanuel Macron, kur deklaroi se bota nuk mund t’i lihet në dorë të rivalitetit midis Kinës dhe SHBA-së.

Ky rivalitet, po bëhet gjithnjë e më i ashpër dhe presidenti Trump gjatë fjalimit nuk nguroj të fajësonte Kinën për koronavirusin. 40 ditë përpara zgjedhjeve të SHBA-së, akuzat ndaj Pekinit janë thelbësore për fushatën e Trump.

Në këtë drejtim, duket se ka një përpjekje të përbashkët për të shmangur kritikat për trajtimin e shpërthimit nga presidenti duke kritikuar Kinën për “krijimin  e virusit”.

Por a do të çonte në një konflikt ushtarak lufta midis SHBA-së dhe Kinës për epërsi?

Është e qartë se Sekretari i Përgjithshëm i OKB-së është i shqetësuar për atë që pritet të vijë, duke paralajmëruar një tjetër “Luftë të Ftohtë”.

“Ne po lëvizim në një drejtim shumë të rrezikshëm”, tha Guterres. “Bota  nuk mund të përballojë një të ardhme ku dy ekonomitë më të mëdha e ndajnë globin në dy pjesë– secila me rregullat e veta tregtare dhe financiare. Një ndarje teknologjike dhe ekonomike rrezikon që në mënyrë të pashmangshme të kthehet në një ndarje gjeostrategjike dhe ushtarake. Ne duhet ta shmangim këtë me çdo kusht”.

Për më shumë bëhu pjesë e grupit më viral në Facebook, Dosja.al

Gjithsesi, presidenti i Kinës, Xi Jinping, deklaroi se “Kina nuk ka ndërmend të luftojë as në një Luftë të Ftohtë ose një të nxehtë me asnjë vend”.

Presidenca e Donald Trump ka rritur tensionet me Kinën. “Një diplomat me përvojë tha të martën se debati i përgjithshëm në OKB shihej si kaos kreativ.” Pandemia ka përfituar nga padrejtësitë e botës, siç ka theksuar edhe sekretari i përgjithshëm i OKB-së.

Njerëzit po vuajnë, planeti ynë po digjet, tha ai, duke iu lutur udhëheqësve botërorë që të shihnin COVID-19 si një kambanë alarmi për sfidat përpara. Megjithatë, brenda një ore pasi Guterres tha se solidariteti është interes vetjak, presidenti Trump deklaroi se të gjithë liderët botërorë duhet të ndjekin shembullin e tij dhe t’i vendosin vendet e tyre të vend të parë.

Në këtë kontekst, nëse ai rizgjidhet, multilateralizmi  i tij do të bëhet më i theksuar dhe Kombet e Bashkuara ndoshta do të vazhdojnë të shihen si të parëndësishme nga Uashingtoni.

Por a do të zvogëlohej angazhimi i SHBA-së ndaj NATO-s?

Nëse do të zgjidhej president, Joe Biden tensioni midis Uashingtonit dhe Pekinit mund të zvogëlohej, por rivaliteti themelor i Kinës dhe SHBA-së do të mbetej.

Bota po rindërtohet dhe pyetja tani është se si do të përshtatet rendi i vjetër multilateral dhe kush do ta udhëheqë atë.

Marrë nga: BBC

(A.K.dosja.al)

Shto Koment