AktualitetBota

A po fsheh mafia apo…? Dalin pamjet e para të Faruk Fatih Özer në Shqipëri, MOMENTI kur supermashtruesi regjistrohet në hotel

Siç duket edhe nga pamjet e publikuara nga mediat turke, shihet personi që e takoi Ozerin në aeroport dhe e strehoi në një hotel me një pasaportë falso.
Featured image of article: A po fsheh mafia apo…? Dalin pamjet e para të Faruk Fatih Özer në Shqipëri, MOMENTI kur supermashtruesi regjistrohet në hotel Faruk Fatih Özer

TIRANË– Dalin pamjet e para kur supermashtruesi Faruk Fatih Ozer lëviz nëpër Shqipëri. Siç duket edhe nga pamjet e publikuara nga mediat turke, shihet personi që e takoi Ozerin në aeroport dhe e strehoi në një hotel me një pasaportë falso.

Turku në Shqipëri

Mësohet se personi me një pallto të kuqe është në kërkim nga Policia shqiptare, si një prej njerëzve që po kërkohet si bashkëpunëtor i mashtruesit turk. Ndërkohë që dyshohet se mashtruesi mund të jetë marrë në mbrotje nga mafia shqiptare, por nuk përjashtohet mundësia që të jetë rrëmbyer për t’i marrë paratë. 

Për më shumë bëhu pjesë e grupit më viral në Facebook, Dosja.al

Fillimisht nga mediat turke u pretendua se Faruk Fatih Özer u arrestua në Prishtinë pak ditë më parë, por “cumhuriyet” shkruan se emri i tij nuk ishte në listën e 29 emrave turq që ishin pjesë e “listës së zezë” të Interpolit. Duke saktësuar se i riu është ende i lirë. I riu nga Turqia, i cili akuzohet për mashtrimin e më shumë se 400 mijë personave, ka hyrë në Shqipëri pak ditë para zgjedhjeve parlamentare.

Özer themeloi kompaninë në vitin 2017 dhe lejonte përdoruesit të blejnë dhe të shesin kriptovaluta të Bitcoin, por pasi u mori investimet nuk i lejonte më që të kishin akses në platformë. Pas denoncimeve të bëra, Prokuroria nisi hetimet ndaj tij duke e shpallur në kërkim, pasi akuzohet se ka kryer veprën penale: mashtrim duke përdorur sistemet e informacionit, bankat ose institucionet financiare dhe krijimin e një organizate kriminale.

(k.m/dosja.al)

Shto Koment