Bota

A ndikon grupi i gjakut tek koronavirusi? STUDIMI: Njerëzit me grupin Zero janë më të mbrojtur ndërsa më të rrezikuar janë…

Testi u krye nga një kompani kaliforniane ku morën pjesë  750 mijë persona , nga të cilët 10 mijë pozitivë ndaj virusit. Midis tyre, studiuesit panë se si gjaku i tipit 0 mund të jetë më mbrojtës nëse infektoheni me COVID-19.
Featured image of article: A ndikon grupi i gjakut tek koronavirusi? STUDIMI: Njerëzit me grupin Zero janë më të mbrojtur ndërsa më të rrezikuar janë… Foto Ilustruese

KALIFORNI- Kërkimet dhe studimet për pandeminë e Covid-19 po vazhdojnë në të gjithë botën pasi koronavirusi ishte shumë i panjohur për të gjithë botëm. Një studim i ri nga Kalifornia thotë që një grup gjaku mund të jetë më rezistent ndaj virusit  sesa të tjerët.

Por cili është ky grup?

Sipas studimit ka ka rezultuar personat me grup zero janë më të mbrojtur sesa të tjerët.

Testi u krye nga një kompani kaliforniane ku morën pjesë  750 mijë persona , nga të cilët 10 mijë pozitivë ndaj virusit. Midis tyre, studiuesit panë se si gjaku i tipit 0 mund të jetë më mbrojtës nëse infektoheni me COVID-19.

Rezultatet e para treguan se pacientët që i përkasin këtij lloji ishin  midis 9% dhe 18% më pak të predispozuar të jenë pozitivë në krahasim me ata që i përkasin grupeve të tjera të gjakut. Në thelb, ky lloj gjaku madje mund të parandalonte infeksionin.

“Këto rezultate janë të vlefshme nëse ato janë të përshtatshme për moshën, seksin, indeksin e masës trupore, përkatësinë etnike dhe komorbiditetin” kanë thënë studiuesit.

Për më shumë bëhu pjesë e grupit më viral në Facebook, Dosja.al

Nëse grupi 0 mund të jetë më i mbrojtur cili do të ishte më i rrezikuari?

Gjërat ndryshojnë për ata  që kanë grupin A.  Studimi, ende i pa rishikuar, mblodhi mostra nga 1.610 pacientë të kombësive të ndryshme me simptomat më të rënda të koronavirusit. Procesi që çoi në rezultatin konsistoi në nxjerrjen e ADN-së ku doli që gjaku i tipit “A” mund të krijonte komplikime në rast se marr virusin.

Një aluzion i parë i këtyre rezultateve kishte ndodhur tashmë në Ëuhan kur, në një hetim të dy spitaleve, u pa që njerëzit me grupin 0 ishin më rezistentë se ata me grupin A.

Burimi: .ilmeteo.it

(A.K.Dosja.al)

Shto Koment