Politike

A ndërhyri Rama tek Prokuroria? Sinjali ndër rreshta i kryeministrit: Ju e dini punën tuaj por gjykatësi mban shënim… (SI U FSHEH PAS ‘stresit të mjekëve’)

VIDEO
Nëse Lulzim Basha i kërkoi prokurorisë të hetojë menaxhimin e pandemisë COVID-19 dhe hetimin e plotë të situatës në spitale, kryeministri bëri të kundërtën.
Përditësuar:

TIRANË- Kryeministri Edi Rama u vonua dy ditë për t’ju dhënë fjalën shqiptarëve, se nuk mundet dot që as ai dhe as qeveria të fshehin dot shifrat e të infektuarve me COVID19. I sëkëlldisur, një video-mesazh të regjistruar qysh në mesditë, kryeministri e nisi fjalën e tij me neverinë që tha se ndjen kur sheh se opozita po bën politikë me pandeminë, por nuk mohoi asnjë nga akuzat e ngritura nga kryetari i Partisë Demokratike, Lulzim Basha.

E nisim nga kjo e fundit. Dy netë më parë në “Opinion”, Basha ishte shumë i qartë në akuzën e fortë që i drejtoi kundërshtarit. Me shifër konkrete, Basha tha se qeveria ka fshehur plot 414 viktima, emrat e të cilëve nuk i bëri publikë për shkak të ndjeshmërisë publike tek familja.

Përgjigjia e Ramës sot

Ndryshe nga ç’pritej, kryeministri nuk u mor me akuzën por me moralin e akuzuesit, dhe moralin e akuzës. Rama nuk foli për viktimat, për të sqaruar qytetarët protokollin e qartë që mjekësia autoligjore, në bashkëpunim me mjekët e spitaleve ndjekin në rastet e vdekjeve, por iu dha qytetarëve fjalën se nuk e bën dot. “Kontribuoni me sa të mundeni për të respektuarm masat, për të shmangur një mbyllje të dytë, dhe mos dyshoni kurrë tek deklaratat që qeveria dhe zyrtarët, japin, pasi mbajnë përgjegjësi të lartë”-tha ai, ndërsa më herët deklaroi se nuk kishte mundësi teorike apo praktike për ta bërë një gjë të tillë.

Për më shumë bëhu pjesë e grupit më viral në Facebook, Dosja.al

Por ajo që padyshim do të mund të mbahet mend në këtë konferencë është apeli që Rama i bëri prokurorisë. Nëse Lulzim Basha i kërkoi prokurorisë të hetojë menaxhimin e pandemisë COVID-19 dhe hetimin e plotë të situatës në spitale, kryeministri bëri të kundërtën. Teksa u fsheh pas dhimbsurisë për mjekët që duan solidaritet, Rama e tha qartë se “prokuroria e di vetë detyrën e saj, por gjykatësi mban shënim”. 

“Epo të thirret prokuroria edhe për të vdekurit në spitale në kulmin e luftës me pandeminë, duke krijuar një trysni kaq të tepërt për mjekët që meritojnë solidaritet, mirënjohje, kjo e kalon nivelin e neverisë për politikën e këtij lloji. Nëse me kriminalizimin e çdo pune, jemi të detyruar ta pranojmë me pahir, kjo e kriminalizimit është tejkalim. Prokuroria ka punën e saj, nëse do e shohë të arsyeshme të përfshihet në një lemeri të tillë, askush nuk do e pengojë, por ky përshkallëzim ekstrem, do të duhet të mbahet shënim nga një gjykatë, nga një gjykatës suprem i Shqipërisë, populli shqiptar.”-tha Rama, duke na lënë të turbulltë. Pse duhet të japë kryeministri udhëzime tek prokuroria duke i përfunduar edhe konkluzionet se akuzat janë lemeri, dhe se hetimi është një përshkallëzim ekstrem i situatës?

Ky mesazh i koduar ndoshta është herët të deshifrohet, por video-mesazhi i pritur prej dy ditësh, këtë mund ta themi me siguri, na la më të paqartë sesa para ‘sqarimit’. Asnjë emër, asnjë e dhënë, asnjë sqarim konkret për mënyrën sesi veprohet në rastet e vdekjeve nga COVID. Por ama, fjalën e morëm. “Mos dyshoni kurrë tek ne, se kemi përgjegjësi para jush”, tha kryeministri ndërsa sinjali i ERTV, disa sekonda më pas u fik.

(F.g/dosja.al)

Shto Koment