LIVE UPDATES
Aktualitet

A mundet që Demokracia Liberale t’i mbijetojë COVID-19?

6 Prill 2020, 20:27 Nga DOSJA
A mundet që Demokracia Liberale t’i mbijetojë COVID-19?

Nga një përzierje e ironisë mizore dhe një parandjenje mbresëlënëse, tema e Bienales së Venecias të vitit të kaluar – ekspozita bienale e 58 – ishte: “Jetofsh në kohë interesante.” Kjo shprehje, supozohet një përkthim i një mallkimi të vjetër kinez, synonte të theksonte pasigurinë e jetës në këtë epokë të rrezikshme dhe të pasigurt. Ndërsa pandemia COVID-19 po shkatërron botën, dhe udhëheqësia botërore e besueshme për momentin nuk duket gjëkundi, ky realitet është bërë i pamundur për t’u mohuar.

Venecia ka qenë gjithmonë një monument për gjenialitetin e njeriut. E vendosur në një nga vendndodhjet më të pamundura, ajo u ngrit në famë si qendër e tregtisë dhe financave, mbështetur ngfa institucionet që mbështetën epokën e parë të globalizimit. Për rrjedhojë qyteti ishte një pararendës i internacionalizmit liberal dhe mbetet një simbol i arsyes, vlerave njerëzore dhe arritjeve artistike që të lënë pa frymë.

Sot, Venecia, njësoj si shumica e Europës, mbetet e boshatisur. Për më tepër, vlerat dhe mundësitë që ajo përfaqëson nuk shihen më gjëkundi – në kontinent apo më tutje. Në vend të kësaj, bota duket se është në mëshirën e Shteteve të Bashkuara dhe Kinës, të cilat duken më të shqetësuara me përballjen e garës mes tyre si fuqi të mëdha se sa në zgjidhjen e krizës së COVID-19.

Kjo garë për primat botëror, e cila ka qenë duke u përshkallëzuar prej vitesh, është gjithashtu një përplasje modelesh. Sistemi kinez i jep avantazh harmonisë shoqërore, e cila është në zemër të konfucianizmit. Sistemi Amerikan – dhe në të vërtetë i gjithë ai Perëndimor – thekson primacinë e individit në traditën e Iluminizmit.

Përgjigjja ndaj krizës së COVID-19 e ka nxjerrë këtë dallim në dukje. Në Kinë, autoritetet vendëse fillimisht shtypën informacionin mbi virusin, në mënyrë që të mbronin reputacionin e Partisë Komuniste. Por kur kjo rezultoi e pamundur, qeveria zbatoi mbyllje drakoniane. Që nga ajo kohë Kina ka promovuar një narrativë (pavarësisht statistikave të dyshimta) se këto masa ia kanë dalë të ndalojnë përhapjen e virusit në Kinë dhe se janë një përgjigje efikase dhe me rëndësi vendimtare në të gjitha vendet e tjera.

Në SHBA, ndryshe nga atje, kriza u karakterizua nga tensioni mes të drejtave individuale për “jetë, liri dhe kërkim të lumturisë” të shpallura në Deklaratën e Pavarësisë. Pandemia rrezikon jetën, por përgjigjja që nevojitet për të mbrojtur jetën kërcënon lirinë; Kërkimi i lumturisë do të marrë një goditje në një mënyrë apo në tjetrën. Asnjë krizë për aq sa mbahet mend nuk ka përfshirë një sfidë kaq të gjerë ndaj kolonave mbajtëse të liberalizmit Perëndimor.

Natyrisht, kërcënime ndaj jetës ka pasur edhe më parë. Rreziku i një përplasjeje bërthamore gjatë Luftës së Ftohtë nënkuptonte rrezikun e një numri viktimash shumëfish më të lartë se sa parashikimet më të zymta të COVID-19. Por rreziku ishte gjerësisht teorik. Dhe logjika e shkatërrimit të sigurt të ndërsjellët – nëse njëra palë përdorte sulm bërthamor, të dyja palët do të vdisnin – shërbeu si një mjet i fuqishëm parandalues.

Ndryshe nga kjo, në rastin e COVID-19, rreziku është i prekshëm dhe specifik. Njerëzit po infektohen nga ky virus dhe njerëzit po vdesin vetëm, të detyruar për t’i thënë lamtumirë të dashurve të vet përmes videotelefonatave. Nuk ka kurë, e aq më pak një vaksinë, dhe virusi qarkullon kaq shpejt sa sistemet shëndetësore kolapsojnë. Kjo ka gjeneruar njëkohësisht një ndjesi urgjence dhe një ndjesi të të qenit të pashpresë me të cilat Lufta e Ftohtë nuk krahasohet.

Demokracitë perëndimore kanë kufizuar liritë edhe gjatë krizave të mëparshme. Pas sulmeve terroriste të 11 Shtatorit 2001, Akti Patriotik në SHBA zgjeroi në mënyrë drastike fuqitë për mbikëqyrje dhe hetim të agjencive ligjzbatuese. Dhuna e mëvonë terroriste në Europë ka sjellë zhvillime të ngjashme.

Por, sërish, kërcënimi i krijuar nga kriza COVID-19 është shumë më e menjëhershme dhe e prekshme. Përgjimet telefonike sekrete janë një gjë; kufizimi i lirisë së lëvizjes është një gjë tjetër. Deri tani, urdhrat e mosdaljes nga shtëpitë, karantinat dhe mbyllja e kufijve janë pranuar gjerësisht si të nevojshme, por sa më gjatë ato të vijojnë, aq më shumë do të gërryejnë themelet e shoqërive të lira dhe liberale.

Ideja joshëse por amorfe e Thomas Jefferson për kërkimin e lumturisë është në veçanti pjesa më delikate. Në dekadat e fundit, ndërsa kapitalizmi pa fre ka kapur ndërgjegjen publike, lumturia është barazuar gjithnjë e më shumë me sigurinë dhe mirëqenien ekonomike. Kjo është një njësi matëse e cekët, por mënyra se si kënaqësia matet në terma bruto sor do të përcaktojë reagimin e shoqërive ndaj krizës.
Kjo përgjigje ka bërë që ekonomitë të paralizohen. Në SHBA, 6.6 milionë njerëz aplikuan për pagesa papunësie javën e kaluar ndërsa rekordi i mëparshëm prej 695 mijë aplikimesh, i pakapërcyer që nga viti 1982, u mposht nga 3.3 milionë pretendime javën e kaluar. Siç ka treguar periudha pas krizës financiare të vitit 2008 në Europë, papunësia masive dhe masat e kursimeve mund të jenë shumë shkatërruese, për shkak se ushqejnë mosbesim te institucionet ekzistuese.

Kriza ekonomike që pritet të mbërrijë, bashkë me kërcënimet ndaj jetës dhe kufizimet e lirisë pritet të thellojnë dyshimet mbi liberalizmin perëndimor dhe do të dobësojnë pozicionin e saj në garën globale të ideve. Për rrjedhojë është e domosdoshme që udhëheqësit Perëndimorë jo vetëm të kufizojnë përhapjen e OCVID-19, por gjithashtu të rrisin kohezionin shoqëror, të hartojnë shtigje të besueshme për kthimin në normalitet dhe të riforcojnë vlerat dhe institucionet ku mbështeten shoqëritë demokratike. Për t’ia dalë, ata do të kenë nevojë të rigjallërojnë karakteristikat e institucionit të shtetësisë, si sa i përket të drejtave, ashtu edhe detyrimeve. Skenat e heroizmit nga profesionistët e mjekësisë, punëtorët e shëbrimeve dhe më gjerë nga komuniteti që ka prodhuar pandemia duhet të ndihmojnë për të përparuar në këtë qëllim.

Edhe nëse udhëheqësit Perëndimorë ia dalin të kufizojnë pasojat negative afatshkurtra të COVID-19, kjo do të ketë pak kuptim nëse nuk shoqërohet me një plan largpamës për të fuqizuar sistemet e demokracisë liberale nga brenda. Një dështim i tillë mund ta lërë Perëndimin të dobët përballë një Kine që, në mënyrë të vërtetë, po e prezanton veten si modeli që ka zgjidhjet më të mira ndaj sfidave të këtyre kohëve interesante.

Marrë me autorizim nga Project Syndicate. Nuk mund të ripublikohet pa lejen e Project Syndicate.

Marrë nga Reporter.al 

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

aktualitet aktualitet koronavirusi ne shqiperi plani i masave per covid-19 viktimat e koronavirusit ne shqiperi koronavirusi ne shqiperi plani i masave per covid-19 viktimat e koronavirusit ne shqiperi

Sondazh

Poll
Aktualitet 6 Prill 2020, 19:11

TIRANË– Epidemiologia Adela Vasili është shprehur se nuk i përgjigjet pyetjes se kur do të mbarojë epidemia e koronavirusit. në një lidhje me Skype për emi...

VIDEO-VIRALE/ Po fliste në Rrugën e Salës, demokrati 'kapet mat' nga gruaja

VIDEO-VIRALE/ Po fliste në Rrugën e Salës, demokrati 'kapet mat' nga gruaja

"Injoranca nuk është argument" Nuk i pëlqeu pyetja, Rama prek në faqe gazetaren Ambrozia Meta

Del VIDEOJA, Elia godet Princ Lekën: Familja ime të ka mbajtur me bukë

VIDEO/ Noka i jep Spiropalit pankartën, Ministrja ofrohet ta mbaj para fytyrës

Publikohen pamjet nga brenda bazës ajrore të Kuçovës, Komandanti: E gatshme për stërvitjen e trupave

Tempulli 2/ Me kanabis gati për shitje dhe shuma parash, arrestohen 4 të rinj në Tiranë

Dalin pamjet nga kasollja ku u vra 50-vjeçari në Durrës

Kontrabandonin ilaçe dhe telefona, arrestohen dy persona në Tiranë, sekuestrohen 47 iPhone

I vunë flakën eskavatorit me vlerë 150 mijë euro, arrestohen 2 autorët e ngjarjes

Reshjet e shiut dhe borës në vend, policia: Moderoni shpejtësinë e mos kryeni parakalime të gabuara

Kampioni Alvin Karaqi mes lotësh: Për besë u ndjeva si Gjergj Kastrioti kur mora flamurin

'Dokumentar horror'/ Berisha publikon pamjet: Do ju paraqes terrorin që Bajrajt ushtruan më 14 maj

Krimi në Bulqizë/ Fqinji: Po hante bukë në banesë kur erdhën dy makina!

Dosja "Gjici"/ Zv.kryetari i bashkisë së Kukësit shkon në SPAK

Newsroom 11 |XAMA: LAJMI I FUNDIT FAKE QË PASHË, ISHTE PËR MUA

Newsroom 11 |XAMA: KËSHILLË QYTETARËVE- MOS LEXONI VETËM NJË BURIM

Newsroom 11 | XAMA: GAZETARËT NUK SHKRUAJNË ME EMËR, KJO S'ËSHTË ETIKE

Xama në Newsroom: Lajmet e rreme përhapin panik! Më akuzuan se kisha marrë para për një shkrim

Muka në Newsroom: Në Shqipëri ka portale gjobaxhie, u bëjnë shantazh njerëzve

Xama në Newsroom: Fake News shpërndahet më shumë në Facebook e Tik Tok! Gazetarët të shkruajnë emrin

Newsroom 11 |Kush prodhon lajme të rreme në Shqipëri

Newsroom 10 |SENJA: NE S'REAGOJMË NDAJ GJUHËS SË URREJTJES

Newsroom 10 |HAZIZAJ: 'ÇOHU ENVER', PJESË E GJUHËS SË URREJTJES

Newsroom 10 | HAZIZAJ KEMI MARRËVESHJE PËR TË MBROJTUR 'VIKTIMAT'

Newsroom 10 |HAZIZAJ: GJUHA E URREJTJES KA SHKAKTUAR DHE KRIME

Newsroom 10 |GAZETARI: GJUHA E URREJTJES, PJESË E SHOQËRISË

Newsroom 10 |HAZIZAJ: GJUHA E URREJTJES, E FRIKSHME NË SHQIPËRI

Vidhnin në banesa duke përdorur çelësa të klonuar, vihet në pranga 1 person,nje tjeter në kërkim

Newsroom 10 |GJUHA E URREJTJES PËRDORET NGA POLITIKA, AMA TË KONTROLLOJË GJUHËN E URREJTJES

Newsroom 10 | HAZIZAJ: STEREOTIPET NXISIN GJUHËN E URREJTJES

Newsroom 10 | HAZIZAJ: GJUHA E URREJTJES LUFTOHET ME EDUKIM

Newsroom 10 | Gjuha e urrejtjes në media, si dhe kush e shpërndan?

Ndryshimet në PS/ Gjiknuri: S'është fundi, por fillimi i diçkaje të re.

Inceneratorët/ S’kam dhënë asnjë kontratë pa garë, ato janë publike!

Ndihet 'i shitur' nga Rama? Gjiknuri: Nuk ndjej braktisje, kam komunikim me të prej 20 vitesh

Klosi: Kemi primare reformimin e partisë, PS synon mandatin e katërt

U shkarkua si Sekretar i Përgjithshëm, Gjiknuri: PS edhe kur fiton, refekton!

Digjet shtëpia në Shkodër, në banesë ndodhej një i moshuar, përfundon në spital

Vazhdon përplasja në PD! Basha kërkon mbledhjen e Komisionit të Etikës për të, Bardhi: Shenjë humbje

Vrasja e Jetmirës/ Autori u dënua me 28 vite burg, nëna e viktimës: Duhet dënim përjetë!

Newsroom 9 | Kallanxhi: Threads? S`besoj se do zgjasë shumë

Newsroom 9 | Eksperti i IT: Mos merrni për bazë asgjë thuhet në rrjet

Newsroom 9 | Gazetarja: po ndodhin vrasje nga tik tok

Newsroom 9 | Eksperti i IT: Fake News dallohet vetëm po të jemi kritikë

Newsroom 9 | Kallanxhi: Shqiptarët besojnë gjithçka shohin në rrjet

Newsroom 9 | Eksperti i IT, Tomi Kallanxhi: Tik Tok ka "fake news" sepse s'ka censurë

Newsroom 9 | Gazetarja: Shqipëria do kohë të përshtatet me Tik Tok

Newsroom 9| Eksperti i IT: Çdo rrjet është i përkohshëm, duhet të kujdesemi për vlerat

A mund të mbyllet TikTok për Shqipërinë? Flet për Newsroom eksperi i IT

Fëmija mbyllet brenda në shtëpi, nëna e alarmuar njofton zjarrfikësit, NDËRHYRJA nga ballkoni