Aktualitet

A mund të trajtohet me plazmë COVID-19? Mjeku Ivanaj: Është metodë e thjeshtë dhe ka efektivitet

Ivanaj  shpjegoi se trajtimi me anë të plazmës për të sëmurët e infektuar me koronavirus dhe që kanë antitrupa tashmë është e mundur.
Featured image of article: A mund të trajtohet me plazmë COVID-19? Mjeku Ivanaj: Është metodë e thjeshtë dhe ka efektivitet Arben Ivanaj, mjek hematolog

TIRANË- Mjek hematolog, Arben Ivanaj, ka treguar sot mundësitë për kurimin e pacientëve me COVID-19 me plazmën e të shëruarve nga ky virus, Në një intervistë në ABC News, Ivanaj  shpjegoi se trajtimi me anë të plazmës për të sëmurët e infektuar me koronavirus dhe që kanë antitrupa tashmë është e mundur.

Më tej ai u shpreh se marrja e plazmës në spitalet tona rajonale është një teknikë relativisht e thjeshtë, por sipas tij problemi qëndron tek indikacioni dhe se çfarë pritet nga ky lloj medikamenti.

Është një teknikë që ka dhënë rezultate, por rezultate të cilat pritet të rikonfirmohen në studime më të besueshme. Të përdoret trajtimi me anë të plazmës të të sëmurëve të infektuar tashmë dhe që kanë antitrupa me COVID-19 është e mundur. Plazmën e përdorim çdo ditë, plazmën përdorin të gjitha spitalet tona pa përjashtim. Nuk është një teknikë e vështirë”, sqaroi ai.

Për më shumë bëhu pjesë e grupit më viral në Facebook, Dosja.al

Po ashtu ndër të tjera ai tha se si teknikë seleksionimi i plazmës, marrja e plazmës, të gjitha bankat tona të gjakut qoftë në spitalet tona rajonale është një teknikë relativisht e thjeshtë. Problemi qëndron tek indikacioni dhe se çfarë pritet nga ky lloj medikamenti. Pra, shtoi ai nuk duhet të presim se me përdorimin e plazmës çdo gjë u rregullua.

Por një ditë më parë një pacient i prekur me COVID-19, Arben Bajo, që kishte nevojë për plazmën e gjakut ndërroi jetë në Infektiv, pasi spitali nuk e ofronte këtë shërbim. Miqtë e tij në media sociale, nisën një fushatë për gjetjen e plazmës, e cila rezultoi e suksesshme, por spitali tha se kjo gjë nuk mund të bëhej në Shqipëri.

(A.B. Dosja.al)

Shto Koment