Aktualitet

A mund të shpëtohej skulptori Arben Bajo? Mjeku shqiptar në Itali tregon si funksionon plazma hiperimune: Tek ne ka pasur shumë sukses, një shans edhe për ata që janë në gjendje të rëndë

Në një lidhje me Skype në Syri TV, Baçi tregon se në Shqipëri mungon plazma hiperimune, që mund t’i shpëtonte jetën artistit.
Featured image of article: A mund të shpëtohej skulptori Arben Bajo? Mjeku shqiptar në Itali tregon si funksionon plazma hiperimune: Tek ne ka pasur shumë sukses, një shans edhe për ata që janë në gjendje të rëndë Arben Bajo, skulptori i ndjerë dhe mjeku, Shpëtim Baçi

TIRANË– Mjeku shqiptar në Itali, Shpëtim Baçi, i cili jep shërbimin e tij si bluzë e bardhë në Spitalin e Parmës, ka shpjeguar se çfarë është plazma hiperimune, e cila ndihmon të sëmurët me Covid-19 dhe nëse kjo gjë do ta ndihmonte skultprin Abren Bajo të shpëtonte.

Në një lidhje me Skype në Syri TV, Baçi tregon se në Shqipëri mungon plazma hiperimune, që mund t’i shpëtonte jetën artistit.

Baçi u ndal gjithashtu edhe te rasti i skulptorit, Arben Bajo, i cili humbi jetën me Covid, pasi në Shqipëri mungon plazma hiperimune, që mund t’i shpëtonte jetën.

Për më shumë bëhu pjesë e grupit më viral në Facebook, Dosja.al

“Plazma hiperimune merret nga njerëz të cilët e kanë kaluar sëmundjen dhe kanë antikorpe në trupin e tyre në mënyrë të tillë që më pas t’u dhurohet të sëmurëve me sëmundje me koronavirus. Por duhet të dimë diçka, që jo të gjithë kanë antikorpe për të dhuruar.   Pra para se të dhurohet plazma duhet të bëhet testimi kush i ka këto antikorpe. Dhe minimalisht duhet 14 ditë që të mos ketë shenja të infeksionit. Çdo pacient që ka kaluar koronavirusin mund të dhurojë deri në 600 miligramë, ose dy herë në muaj, 1200 miligramë. Plazma në vetvete përmban imunoglobinë që ndihmon për të kuruar sëmundjen. Por edhe kjo është një strategjii, por nuk shërben te të gjithë. Në rastin e skulptorit, duhet ta vlerësojnë mjekët e Spitalit Infektiv nëse duhej dhënë apo jo plazma immune. Por në Itali me plazmoimunen ka patur shumë sukses.’ Plazma imune mund të pëdoret në fazën e fillimit të sëmundjes, kur mushkëria nuk është dëmtuar. Por kur i sëmuri është në gjendje të rëndë, i duhet dhënë një shans. Kjo plazmë nuk ka kosto. Ka më shumë kosto ilaçet se sa plazma. Por duhet parë gjithmonë sasia e antikorpeve të atij që e dhuron. Sa më të larta antikorpet, aq më mirë për të sëmurin. Pra jo të gjithë që e kanë kaluar, kanë sasinë e duhur të antikorpeve. Edhe në Shqipëri duhet që dalëngadalë të fillojë kjo strategji kurimi. U bëj thirrje shqiptarëve, të dhurojnë gjak. Kush nuk ka sëmundje shoqëruese, të dhurojë. Të mos presë që shëndetësia t’u thotë hajde të dhuroni,”– tha ai ndër të tjera.

Skulptori Arben Bajo, humbi jetën mëngjesin e sotëm, pasi ishte i infektuar me COVID-19. Miqtë e tij në mediat sociale kanë dhënë lajmin e hidhur për ndarjen e tij nga jeta. Bajo ishte një skulptorët më të njohur që ka vendi.  Dje u sensibilizuar shumë njerëz për të ndihmuar atë me gjak, por gjithsesi ai nuk mundi të shpëtonte. Vetë kryeministri, Edi Rama është është trishtuar shumë për vdekjen e Bajos.

(f.m/dosja.al)

Shto Koment