LIVE UPDATES
Editorial

A mund të bashkohet BE në Prishtinë?

10 Shkurt 2021, 21:42 Nga DOSJA
A mund të bashkohet BE në Prishtinë?

Një mësim për J. Borrell: si mund të ketë BE politikë të përbashkët të jashtme ndaj Rusisë nëse nuk ka politikë të përbashkët të jashtme ndaj Kosovës?

1. Shefi i politikës së jashtme të Komisionit Evropian u kthye nga një vizitë Moskës dhe u ul e shkroi disa fjali përshtypjesh që kanë intencën dhe potencialin e të mbajturit mend si historike. “U ktheva në Bruksel me brengosje të thellë për perspektivën e zhvillimit të shoqërisë ruse dhe zgjedhjeve gjeostrategjike të Rusisë”. Autori shtoi se Rusia dhe BE-ja po “i largohen njëra-tjetrës” dhe se “duket që Rusia në formë progresive po e shkëput veten nga Evropa dhe po i shikon vlerat demokratike si kërcënim ekzistencial”. Për të vënë pikën mbi “i”, ai shkruan se “jemi në udhëkryq”, se “zgjedhjet strategjike që bëjmë tash do të përcaktojnë dinamikën ndërkombëtare të fuqisë në shekullin XXI, duke u vënë në spikamë a do të shkojmë drejt modeleve më bashkëpunuese apo më polarizuese, të mbështetura në shoqëri të mbyllura apo më të lira”.

Një numri jo të vogël deputetësh të Parlamentit Evropian, që të nesërmen nënshkruan kërkesën për dorëheqje a shkarkim, këto fjalë nuk u shërbyen si arsyetim i mjaftueshëm. Vizita e tij në Moskë me vetiniciativë dhe “dështimi i tij që të vihet në mbrojtje të interesave dhe vlerave të Bashkimit Evropian gjatë vizitës i kanë krijuar dëme të mëdha reputacionit të BE-së dhe dinjitetit të zyrës së përfaqësuesit të lartë të BE-së për Punë të jashtme e politikë të sigurisë”, shkruan ata.

Për lexuesin në BE, ky është lajm.

Për lexuesin e Kosovës, thellë në periferinë e Evropës, ky lajm mund t’i përngjajë një gazete të futur në shishe, hedhur në oqean dhe arritur në brigjet e një kontinenti të largët disa vjet më pas. Këtu thellë në periferi nuk është kurrfarë konstatimi që Rusia po largohet apo është larguar nga Evropa dhe nuk është kurrfarë lajmi që Rusia “po i shikon vlerat demokratike si kërcënim ekzistencial”. Këtu, në periferi, risi do të ishte e kundërta, pra lajmi që Rusia po i përqafon vlerat demokratike dhe se po i afrohet Evropës.

2. Josep Borrell u arsyetua se kishte shkuar për t’i ofruar dialog Moskës, por ishte kthyer duarthatë. Moska zyrtare, së cilës i kishte ofruar dialog, ishte përgjegjëse vjet për atentatin me helmim ndaj figurës së vetme të njohur prijëse opozitare A.Navalny, për arrestimin e tij pas kthimit nga kura mjekësore që ia shpëtoi jetën në Gjermani, dënimin me burg dhe rrahjen e përditshme të qindra qytetarëve të Rusisë që dalin për të protestuar kundër represionit të regjimit të Putinit.

Si përgjigje ndaj vërejtjeve të Borrellit për nevojën e “vlerave të përbashkëta evropiane”, Rusia përjashtoi diplomatë nga tri shtete të BE-së për shkak se kishin vështruar demonstratat. Për më tepër e në konferencë të përbashkët shtypi, ministri i Jashtëm Lavrov e quajti BE-në “partner jo të besueshëm”.

Ministri i jashtëm Lavrov është më i rryeri dhe konsistenti në funksionin e diplomatit në 20 vjetët e fundit, prej Vladivostokut në Washington, dhe dha një përshkrim që në masë të madhe reflekton një qëndrim strategjik të Moskës: BE-ja është një treg i madh, por kur vjen te politika e jashtme aty duhet folur me shtetet anëtare. Në këtë këndvështrim, nuk çon shumë kandar çka thotë Borrelli, por më me rëndësi është të dëgjohet se çka thonë kancelarja Merkel, presidenti Macron apo në të kaluarën Tony Blair e madje edhe kryeministri Berlusconi.

Në politikë të jashtme, Rusia e trajton hartën evropiane sot ashtu siç e ka trajtuar që nga shekulli XIX, një përmbledhje shtetesh të fuqishme që përbëjnë “Koncertin evropian”, e që përcakton baraspeshën e forcave. Në këtë hartë – si dhe atëherë – janë Rusia dhe fuqitë perëndimore, cilatdo të jenë e me çfarëdo emri të jenë sot.

3. “Zgjedhjet gjeostrategjike” të Rusisë që përshkruan J. Borrell si një risi që ai paska parë në Moskë dhe që do të ndikojnë në shekullin XXI kanë ndodhur që nga ditët e para të pushtetit të Putinit. Nuk ka gjë të re në Moskë e as ka gjë që Moska ka fshehur deri tani. Kur NATO paralajmëroi se në të do të mund të përfshihen edhe Ukraina e Gjeorgjia, Putini destabilizoi me ndërhyrje ushtarake këto dy vende, duke krijuar territore nën kontroll të Rusisë. Kur pa se kjo është e mundshme, Putini pushtoi Krimenë dhe ia aneksoi Rusisë. Gjatë më shumë se një dhjetëvjetëshi ka hyrë në konfrontim strategjik me Perëndimin në pikat që i ka konsideruar të dobëta. Ka vrarë ish-spiunët e vet e opozitarët e mundshëm në Britani, ka zhvilluar luftë kibernetike e dezinformative në procesin zgjedhor amerikan nga i cili doli fitues presidenti Trump, është përpjekur për puç në Mal të Zi që ta pengojë zgjerimin në NATO. Me investim fare të vogël në Këshill të Sigurimit të OKB-së e mban Serbinë si pengesë ndaj anëtarësimit të Kosovës në OKB.

V. Putin ka zhvilluar me mjete të limituara një fushatë të suksesshme të pengimit e të çrregullimit të shtrirjes së një sistemi të demokracisë liberale evropiane dhe pjesë e kësaj politike janë dy ngjarje që në shikim të parë duken jo të lidhura mes vete. Një ishte kjo vizitë e Borrellit ku Moska tregoi shpërfilljen e nocionit të një politike të jashtme të BE-së, si pjesë e thellimit të demokracisë liberale. Dy ishte Pavarësia e Kosovës, si pjesë e zgjerimit të Evropës atlanticiste.

Kosova e shpalli pavarësinë e vet pas nëntë vjetësh administrimi ndërkombëtar dhe pas dy vjetësh negociata, në të cilat si ndërmjetëse ka qenë edhe Rusia. Shpallja e pavarësisë u bë me rekomandim eksplicit të ndërmjetësit të OKB-së, presidentit Ahtisaari, në letrën dërguar Këshillit të Sigurimit të OKB-së. Dhe, dy akterë që qenë të përfshirë në procesin negociator, BE-ja dhe Rusia, nuk e përkrahën, apo nuk e përkrahën në tërësi, propozimin e presidentit Ahtisaari.

Si rezultat i asaj skizme, që nga viti 2008, Rusia ka një qëndrim ndaj pavarësisë së Kosovës së bashku me pesë vende të Bashkimit Evropian, ndërsa 22 vende të tjera e përkrahin pavarësinë e Kosovës.

Rusia, me apo pa dashje të pesë shteteve të BE-së që nuk e kanë njohur pavarësinë e Kosovës, ka fituar një levë të rëndësishme ndaj politikës së jashtme evropiane. Ndaj, Moska nuk ka nevojë për shumë ligjërata mbi politikën e jashtme të BE-së – e ka të qartë se në rastin e Kosovës ajo nuk ekziston.

4. Në diskursin publik të kontinentit tash ndaj Kosovës dhe ardhmërisë së negociatave janë dy versione. Njëri, ai i BE-së që prej vitit 2011 përpiqet t’i pajtojë për qëndrim të përbashkët Kosovën e Serbinë, por nuk arrin t’i pajtojë 22 vendet anëtare të saj me pesë anëtaret që nuk e njohin pavarësinë e Kosovës. I dyti, ai rus që ka për interes që të mos arrihet as pajtimi i vendeve anëtare të BE-së mes vete e as pajtimi i Kosovës dhe Serbisë, sepse interesi strategjik i Rusisë është që të mos stabilizohet as BE-ja, as NATO-ja. Vizita në Moskë ka mundur të shërbejë si një lloj “reality check”, një verifikim realiteti. Njëri prej mësimeve thelbësore që ka mundur të marrë me vete J. Borrell është se ashtu si Rusia ka bërë përcaktime dramatike gjeostrategjike duke u përpjekur ta çrregullojë Perëndimin, ashtu duhet të bëjë edhe BE-ja. Shtetet anëtare të saj duhet të korrigjojnë mëkatin themelor rus të BE-së, atë të mosunifikimit për njohjen e pavarësisë së Kosovës. Nëse shtetet anëtare të BE-së nuk kanë një qëndrim të përbashkët në thelbin e politikës së jashtme karshi sovranitetit dhe integritetit të Kosovës – dhe pesë anëtare të saj janë me Rusinë e 22 të tjera me qëndrim tjetër – si mund të zhvillojnë politikë të jashtme të përbashkët ndaj Rusisë?

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

editorial editorial veton surroi veton surroi

Sondazh

Poll
Editorial 8 Shkurt 2021, 09:08

Programi zgjedhor kryeministror

Ndërkohë që Partia Demokratike është duke paraqitur një program të cilin po e shpalos përditë (i mirë apo i keq kjo është temë për diskutim), Partia Socialiste ...

Editorial 6 Shkurt 2021, 14:27

Diplomacia e BE: Duarbosh dhe e injoruar

Përpjekja për të kthyer në shinat e duhura marrëdhëniet e BE me Federatën Ruse mund të shihet si e dështuar për një kohë të gjatë. Nuk mund të vlerësohet ndrysh...

Editorial 4 Shkurt 2021, 13:24

Rreziku imagjinar i diktaturës “Rama”

Afrimi i zgjedhjeve të 25 prillit ka filluar të prodhojë nervozizëm në sferën publike shqiptare…. Të shumtë janë ata që shqetësohen se një mandat i tretë i Ramë...

Editorial 3 Shkurt 2021, 08:42

Rilindja, gruaja që na tradhëton?!

Reflektoni për një sekondë: çfarë ka për të mos e dashur demokracinë? Si qytetarë, ne jemi njerëz aktivë të së ardhmes sonë. Ne vendosim se çfarë ...

Editorial 1 Shkurt 2021, 14:10

Përse Tirana është përcaktuese e zgjedhjeve

Tirana ka vendosur gjithnjë cila është forca politike që do të qeverisë Shqipërinë. Përtej sondazheve, hamendjeve dhe kalkulimeve, ka një rregullsi që nuk është...

Editorial 31 Janar 2021, 11:04

Votoni me fytyrë jo me flamur! 

Një shprehje thotë: “I varfëri punon, i pasuri e shfrytëzon, ushtari i mbron të dy, taksapaguesi paguan për të tre, dembeli pushon për të katër, pijaneci pi për...

Editorial 27 Janar 2021, 08:44

Vaksina, risku i të qenit pro perëndimor

1- E pashë tek një mik bullgar një statistikë lidhur me vaksinimin kundër COVID-it në nivel evropian. Në krye të listës ishte Britania e Madhe, e cila po vazhdo...

"Injoranca nuk është argument" Nuk i pëlqeu pyetja, Rama prek në faqe gazetaren Ambrozia Meta

"Injoranca nuk është argument" Nuk i pëlqeu pyetja, Rama prek në faqe gazetaren Ambrozia Meta

Del VIDEOJA, Elia godet Princ Lekën: Familja ime të ka mbajtur me bukë

VIDEO/ Noka i jep Spiropalit pankartën, Ministrja ofrohet ta mbaj para fytyrës

Publikohen pamjet nga brenda bazës ajrore të Kuçovës, Komandanti: E gatshme për stërvitjen e trupave

Tempulli 2/ Me kanabis gati për shitje dhe shuma parash, arrestohen 4 të rinj në Tiranë

Dalin pamjet nga kasollja ku u vra 50-vjeçari në Durrës

Kontrabandonin ilaçe dhe telefona, arrestohen dy persona në Tiranë, sekuestrohen 47 iPhone

I vunë flakën eskavatorit me vlerë 150 mijë euro, arrestohen 2 autorët e ngjarjes

Reshjet e shiut dhe borës në vend, policia: Moderoni shpejtësinë e mos kryeni parakalime të gabuara

Kampioni Alvin Karaqi mes lotësh: Për besë u ndjeva si Gjergj Kastrioti kur mora flamurin

'Dokumentar horror'/ Berisha publikon pamjet: Do ju paraqes terrorin që Bajrajt ushtruan më 14 maj

Krimi në Bulqizë/ Fqinji: Po hante bukë në banesë kur erdhën dy makina!

Dosja "Gjici"/ Zv.kryetari i bashkisë së Kukësit shkon në SPAK

Newsroom 11 |XAMA: LAJMI I FUNDIT FAKE QË PASHË, ISHTE PËR MUA

Newsroom 11 |XAMA: KËSHILLË QYTETARËVE- MOS LEXONI VETËM NJË BURIM

Newsroom 11 | XAMA: GAZETARËT NUK SHKRUAJNË ME EMËR, KJO S'ËSHTË ETIKE

Xama në Newsroom: Lajmet e rreme përhapin panik! Më akuzuan se kisha marrë para për një shkrim

Muka në Newsroom: Në Shqipëri ka portale gjobaxhie, u bëjnë shantazh njerëzve

Xama në Newsroom: Fake News shpërndahet më shumë në Facebook e Tik Tok! Gazetarët të shkruajnë emrin

Newsroom 11 |Kush prodhon lajme të rreme në Shqipëri

Newsroom 10 |SENJA: NE S'REAGOJMË NDAJ GJUHËS SË URREJTJES

Newsroom 10 |HAZIZAJ: 'ÇOHU ENVER', PJESË E GJUHËS SË URREJTJES

Newsroom 10 | HAZIZAJ KEMI MARRËVESHJE PËR TË MBROJTUR 'VIKTIMAT'

Newsroom 10 |HAZIZAJ: GJUHA E URREJTJES KA SHKAKTUAR DHE KRIME

Newsroom 10 |GAZETARI: GJUHA E URREJTJES, PJESË E SHOQËRISË

Newsroom 10 |HAZIZAJ: GJUHA E URREJTJES, E FRIKSHME NË SHQIPËRI

Vidhnin në banesa duke përdorur çelësa të klonuar, vihet në pranga 1 person,nje tjeter në kërkim

Newsroom 10 |GJUHA E URREJTJES PËRDORET NGA POLITIKA, AMA TË KONTROLLOJË GJUHËN E URREJTJES

Newsroom 10 | HAZIZAJ: STEREOTIPET NXISIN GJUHËN E URREJTJES

Newsroom 10 | HAZIZAJ: GJUHA E URREJTJES LUFTOHET ME EDUKIM

Newsroom 10 | Gjuha e urrejtjes në media, si dhe kush e shpërndan?

Ndryshimet në PS/ Gjiknuri: S'është fundi, por fillimi i diçkaje të re.

Inceneratorët/ S’kam dhënë asnjë kontratë pa garë, ato janë publike!

Ndihet 'i shitur' nga Rama? Gjiknuri: Nuk ndjej braktisje, kam komunikim me të prej 20 vitesh

Klosi: Kemi primare reformimin e partisë, PS synon mandatin e katërt

U shkarkua si Sekretar i Përgjithshëm, Gjiknuri: PS edhe kur fiton, refekton!

Digjet shtëpia në Shkodër, në banesë ndodhej një i moshuar, përfundon në spital

Vazhdon përplasja në PD! Basha kërkon mbledhjen e Komisionit të Etikës për të, Bardhi: Shenjë humbje

Vrasja e Jetmirës/ Autori u dënua me 28 vite burg, nëna e viktimës: Duhet dënim përjetë!

Newsroom 9 | Kallanxhi: Threads? S`besoj se do zgjasë shumë

Newsroom 9 | Eksperti i IT: Mos merrni për bazë asgjë thuhet në rrjet

Newsroom 9 | Gazetarja: po ndodhin vrasje nga tik tok

Newsroom 9 | Eksperti i IT: Fake News dallohet vetëm po të jemi kritikë

Newsroom 9 | Kallanxhi: Shqiptarët besojnë gjithçka shohin në rrjet

Newsroom 9 | Eksperti i IT, Tomi Kallanxhi: Tik Tok ka "fake news" sepse s'ka censurë

Newsroom 9 | Gazetarja: Shqipëria do kohë të përshtatet me Tik Tok

Newsroom 9| Eksperti i IT: Çdo rrjet është i përkohshëm, duhet të kujdesemi për vlerat

A mund të mbyllet TikTok për Shqipërinë? Flet për Newsroom eksperi i IT

Fëmija mbyllet brenda në shtëpi, nëna e alarmuar njofton zjarrfikësit, NDËRHYRJA nga ballkoni

Newsroom/ Karabolli: Shqipëria do kohë të përshtatet me TikTok, e provuan edhe gazetarët, s’ia dolën