Politike

A merr Shqipëria ‘Po’ për negociatat? Meta ‘shuplakë’ Ramës: Lider që s’mban përgjegjësi, s’bëhet gjithçka me lobingje

Sipas Metës, situata në Shqipëri është mjaft problematike dhe se udhëhiqet nga një lider që nuk mban përgjegjësi.
Featured image of article: A merr Shqipëria ‘Po’ për negociatat? Meta ‘shuplakë’ Ramës: Lider që s’mban përgjegjësi, s’bëhet gjithçka me lobingje Ilir Meta

TIRANË– Presidenti Ilir Meta ka folur së fundmi në lidhje me hapjen ose jo të negociatave të Shqipërisë me BE-në. I pranishëm në një takim me studentët ekselentë në “UET”, Presidenti tha se Shqipëria nuk i ka bërë detyrat e shtëpisë.

Meta tha se Shqipëria ka humbur shumë kohë dhe kjo vjen si pasojë e parregullsive në politikën e vendit. Sipas Presidentit, përgjegjësia bie edhe mbi kryeministrin Edi Raam, për të cilin thekson se është një liqer që nuk mban përgjegjësi.

Kemi humbur shumë kohë. Ne dallohemi si komb dhe si popull, por kemi humbur goxha kohë.

Në vitin 2001-2002, ne kemi qenë me të njëjtin ritëm si Kroacia dhe shumë më para Serbisë dhe Malit të Zi. Po tani ku jemi? Ata janë shumë përpara negociatave, kurse ne jemi ende në fazën e marrjes së autorizimit.

Nuk është përgjegjësi e qytetarëve, pasi kanë treguar se janë pro europianë. Shoqëria jonë është shoqëri që funksionon në mënyrë europiane.

Dikush mund të thotë ‘Pse na i vënë këto kushte Bundestagu?’ Ata kanë 3 vite që na i thonë këto gjëra. Europa ka disa standarde. Ka kritike politike, institucionale. Ne i kemi ditur këto gjëra, i ka ditur dhe kryeministri. Interesi politik afatshkurtër ka dominuar mbi një interes më të madh. Interes i gabuar që disa gjëra mund të zgjidhen me lobingje. Jo gjithçka zgjidhet me lobingje

Shqipëria ka një problem, ka një lidership që nuk do të mbajë përgjegjësi. Nuk jemi në rregull me detyrat e shtëpisë. Do të futësh hundët tek drejtësia. Do të bësh atë, do të bësh këtë, kjo nuk është rruga dhe humbet besimin që ata të shohin si partner të besueshëm e serioz,”– tha Meta.

(f.m/dosja.al)

Një Koment në “A merr Shqipëria ‘Po’ për negociatat? Meta ‘shuplakë’ Ramës: Lider që s’mban përgjegjësi, s’bëhet gjithçka me lobingje

  1. Nje kryetar partie nuk eshte domosdoshmerisht nje leader. Leader eshte Albin Kurti. I tille ishte Rugova apo Arben Xhaferri.
    Keta te Shqiperise, pa perjashtim, jane le derra

Shto Koment