Aktualitet

“A më falet mua të humb jetën nga një grip?”/ Mjekja onkologe thirrje shqiptarëve: COVID-19 shkakton vdekje të shpejtë dhe shumë të dhimbshme, ju lutem respektoni masat

Silvana Çeliku ka deklaruar se COVID-19 shkakonvdekje të shpejtë dhe shumë të dhimbshme. Ajo iu bën thirrje shqiptarëve që të respkektojnë masat për COVID-19.
Featured image of article: “A më falet mua të humb jetën nga një grip?”/ Mjekja onkologe thirrje shqiptarëve: COVID-19 shkakton vdekje të shpejtë dhe shumë të dhimbshme, ju lutem respektoni masat Silvana Çeliku

TIRANË-  “Ne nuk dimë shumë gjëra mbi këtë virus. Por dimë diçka se si të mbrohemi ndaj tij”. Këtë mesazh ka dhënë mjekja onkologe Silvana Çeliku, në një videomesazh të shpërndarë nga ministrja e Shëndetësisë, Ogerta Manastirliu. Ajo thekson më tej se ky virus shkakon vdekje të shpejtë, por shumë të dhimbshme dhe iu bën apel qytetarëve që të respektojnë masat.

“Jam gëzuar shpesh kur kemi fituar kete bejetë por edhe jam merzitur shumë kur kam patur humbje jete, me kete virus qenka ndryshe. Ky është një virus me sëmundshmëri shumë të lartë, me vdekje të shpejtë dhe shumë të dhimbshme. Shpesh i bej pyetje vetes, me falet mua të vdes nga nje grip? Une them jo, ne nuk dimë shume gjera për këtë virus, por dime si të mbrohemi. Respektoni rregullat dhe së bashkë të mundohemi edhe një herë ta mposhtim këtë virus” thotë mjekja e njohur.

Po kështu, doktoresha në mesazhin e saj ka bërë thirrje edhe për pacientët që të zbatojnë rregullat e vendosura në spitale.

Për më shumë bëhu pjesë e grupit më viral në Facebook, Dosja.al

“Të dashur pacientë ju lutem shumë mundohuni të zbatoni të gjithë rregullat që kemi vënë në këtë spital. Përdorimi i maskës është jashtëzakonisht i detyrueshëm brenda spitalit. Ju lutem mbani distancimin social me njëri tjetrin dhe prisni që t’ju vijë personeli shëndetësor apo koordinatori për të bërë takimin përkatës me mjekun. Ju lutem zbatojini këto rregulla. Së bashku edhe njëherë të mundohemi ta mposhtim këtë virus, që po merr jetë njerëzish“, tha ajo.

J.V/Dosja.al 

Shto Koment