Aktualitet

‘A keni gjetur monedha ari?’/ Neritan Ceka vë buzën në gaz, thirrje shqiptarëve: S’ka, mos të humbasin kohë!

Arkeologu shqiptar, Neritan Ceka tregoi se në Shqipëri nuk ka monedha ari, pasi në antikitet nuk janë përdorur në masë.
Featured image of article: ‘A keni gjetur monedha ari?’/ Neritan Ceka vë buzën në gaz, thirrje shqiptarëve: S’ka, mos të humbasin kohë! Neritan Ceka

TIRANË– Arkeologu shqiptar, Neritan Ceka ka një mesazh për të gjithë shqiptarët e apasionuar pas eksplorimeve në vendet antike në vend. Në një intervistë për “Opinion”, Ceka tregoi se në Shqipëri nuk ka monedha ari, pasi në antikitet nuk janë përdorur në masë.

Me tone humori, ai u shpreh se monedha ari ka prodhuar vetëm Roma dhe Maqedonia e Veriut (sot).

Për më shumë bëhu pjesë e grupit më viral në Facebook, Dosja.al

“A kam gjetur monedha ari? Nuk ka monedha ari. Edhe shqiptarët mos të humbasin kohë kot në vendet arkeologjike, se nuk përdorej. Ka prodhuar Roma dhe Maqedonia por janë të rralla. Po t’i gjesh është gjë e madhe. Po t’i mbledhësh nuk kalon më shumë se gjysmë kile ar,“-tha Ceka.

(k.m/dosja.al)

Etiketa:

Shto Koment