Aktualitet

‘A ka njerëz akoma Zani Caushi në Vlorë?’/ Gazetarja Lala bën thirrje për kujdes për lirimin e kapobandës së Çoles: Banda e tij mund të rikthehet, kujdes!

Gazetarja Klodiana Lala tha se drejtësia duhet të ketë kujdes, pasi ekziston rreziku që Zani Çaushi t’i kthehet aktivitetit kriminal.
Featured image of article: ‘A ka njerëz akoma Zani Caushi në Vlorë?’/ Gazetarja Lala bën thirrje për kujdes për lirimin e kapobandës së Çoles: Banda e tij mund të rikthehet, kujdes! Zani Çaushi dhe Klodiana Lala

Gazetarja Klodiana Lala e ftuar në rubrikën “Opinion” në News24, duke folur për faktin se Zani Caushi ka kërkuar lirimin me kusht, tha se ky personazh ka pasur nën kontroll Vlorën, duke shtuar se ka bërë masakra e mund të ketë hasmëri.

Banda e Zani Caushit është ndër më të rrezikshmet në vend. Kjo bandë mund t’i kthehet sërish banditizmit. Duhet të kemi parasysh se këta persona kanë pasur probleme me shumë njerëz. Kujtojmë se Zani Caushi ka bërë masakër dhe mund të kemi rrezik që të kthehet trazirë sërish Vlora. Zani Caushi ka kryer shumë vrasje dhe ka urdhëruar krime. Gjykatat po bëjnë lirime të personave që janë dënuar me burg përjetë ”, tha Lala.

Më tej, gazetarja Lala tha se drejtësia duhet të ketë kujdes, pasi ekziston rreziku që Zani Caushi t’i kthehet aktivitetit kriminal.

Gjykatat duhet të jenë të kujdesshme. Zani Caushi ka thënë përpara togave të zeza se ka pasur sjellje të mire, ka premtuar se nëse del në liri do të punësohet e nuk do merret me aktivitet kriminal. Zani Caushi ka pasur aq influencë në Vlorë sa autoritetet shqiptare i kanë kërkuar që ta mbroje jetën e Romando Prodit. Imagjinoni cfarë pushteti kishte ai. A ka njerëz akoma Zani Caushi në Vlorë ? Është personazh që duhet parë me kujdes. Nuk ka asnjë garanci që ky personazh nuk i kthehet më aktivitetit kriminal. Seanca e pare për shyrtim të kërkesës për liri me kusht mbahet më 17 korrik, ndërsa nëse nuk merret vendimi në këtë datë, seanca do të mbahet në shtator. Duhet hetim pro aktiv për cdo rast që kërkohet liria me kusht”, deklaroi Lala.

Për më shumë bëhu pjesë e grupit më viral në Facebook, Dosja.al

Më tej, ajo shpjegoi se këta kohë janë një sërë personazhesh që mund të lirohen me kusht nga gjyktatat, gjë e cila mund të jetë problematike për shoqërinë .

Janë një sërë bandash në Vlorë , edhe ajo e Gaxhait. Të kujtojmë se Zani Caushi ka tentuar arratisjen. Në atë kohë u zbulua tentativa për arratisje. U zbulua tuneli, si në skenar filmash. I bëj thirrje drejtësisë që të kenë kujdes me vendimet, pasi po i hapin plagë të vjetra shoqërisë shqiptare”, përmbylli gazetarja.

Marrë nga Balkanweb

Një Koment në “‘A ka njerëz akoma Zani Caushi në Vlorë?’/ Gazetarja Lala bën thirrje për kujdes për lirimin e kapobandës së Çoles: Banda e tij mund të rikthehet, kujdes!

  1. O idjote ka tentuar arritisjen Gaxhai me tunel ,jo Zani çaushi!

Shto Koment