Bota

A ka Europa një valë të dytë të COVID-19? Ekspertët: Europianët duhet të jenë vigjilentë

E vërteta është se shumë ekspertë përpiqen të shmangin këtë fazë. Shumë vende në të gjithë Europën po shohin një shpërthim të dytë të rasteve të reja me COVID-19 pasi kontrolluan me sukses shpërthimet në fillim të vitit.
Featured image of article: A ka Europa një valë të dytë të COVID-19? Ekspertët: Europianët duhet të jenë vigjilentë Foto ilustruese

EUROPË– Kryeministri i Britanisë së Madhe, Boris Johnson ka paralajmëruar se ka shenja të një “valë të dytë” të rasteve të koronavirusit në Evropë, por a ka një provë për këtë?

Biseda për një valë të dytë ka krijuar shqetësim dhe makth për qytetarët, duke ngjallur imazhe të një infeksioni tjetër vdekjeprurës. Kjo është ajo që ndodhi me Gripin Spanjoll pas Luftës së Parë Botërore, kur një valë e dytë u tregua më vdekjeprurëse se e para.

Por e vërteta është se shumë ekspertë përpiqen të shmangin këtë fazë. Shumë vende në të gjithë Europën po shohin një shpërthim të dytë të rasteve të reja me COVID-19 pasi kontrolluan me sukses shpërthimet në fillim të vitit.

Vendet në Europën jug-lindore si Shqipëria, Bullgaria, Maqedonia e Veriut dhe Rumania po shohin numra më të lartë rastesh në korrik sesa që ndodhën më herët gjatë këtij viti. Serbia është një nga përjashtimet.

Spanja, Belgjika Italia, Franca dhe Mbretëria e Bashkuar ndër vendet më të goditura në Europë po shohin një ringjallje, por deri tani është një situatë më e qetë nga ajo çfarë u pa në mars dhe prill.

Për më shumë bëhu pjesë e grupit më viral në Facebook, Dosja.al

E për këtë shkak ekspertët thonë se europianët duhet të jenë vigjilentë sa i takon situatës së pandemisë.

“Nëse virusi gjen një mundësi do të transmetohet midis njerëzve dhe këto grupime të rasteve do të shfaqen”, tha drejtuesja teknike e Organizatës Botërore të Shëndetësisë (OBSH) për COVID-19 Dr Maria Van Kerkhove, duke folur për shpërthimin e virusit pas bllokimeve.

 “Çdo vend i vetëm ku është ngritur presioni mbi virusin, ku virusi është akoma në nivelin e komunitetit ka pasur një kërcim prapa në raste dhe pyetja është se sa efektive janë autoritetet në reagimin ndaj rritjes së numrave.”- u shpreh drejtori i urgjencave të OBSH-së, Mike Ryan.

Burimi: BBC 

A.C/Dosja.al

Shto Koment