Aktualitet

A ka ardhur mutacioni i Covid-19 në Shqipëri, Eugena Tomini: S’kemi vënë re ndonjë mostër të dyshimtë, sapo ta pikasim do ta dërgojmë në Berlin e Londër

E ftuar në “Log”, Tomini tha se sapo të pikaset diçcka e tillë, do dërgohet për tu ekzaminuar në Londër e Berlin, pasi Shqipëria dihet që nuk ka laboratorë përkatës.
Featured image of article: A ka ardhur mutacioni i Covid-19 në Shqipëri, Eugena Tomini: S’kemi vënë re ndonjë mostër të dyshimtë, sapo ta pikasim do ta dërgojmë në Berlin e Londër Eugena Tomini

TIRANË– Eugena Tomini, shefja e survejancës në ISHP deklaroi se në Shqipëri nuk është vënë ende re asnjë mostër e dyshimtë që mund të linte të kuptonte se mutacioni i Covid-19 që shpërtheu në Britani ka ardhur edhe në Shqipëri.

E ftuar në “Log”, Tomini tha se sapo të pikaset diçcka e tillë, do dërgohet për tu ekzaminuar në Londër e Berlin, pasi Shqipëria dihet që nuk ka laboratorë përkatës.

“Deri tani nuk është dedektuar asnjë monstër apo nëpërmjet diagnozës së PCR-së, e dyshimtë për kundrejt virusit covid-19. Nëse do të kishim dyshime, monstra transportohet në Berlin dhe Londër, ky është binjakëzimi i laboratorit të referencës.

Për më shumë bëhu pjesë e grupit më viral në Facebook, Dosja.al

Deri tani nuk ka rezultuar asnjë e dyshimtë, që është brenda linjës së koronaviruseve, por nuk konfigurohet si covid-19 dhe nëse do të shfaqet sigurisht bëhet dërgimi direkt në këto laboratorë reference,”- tha Tomini.

(f.m/dosja.al)

Një Koment në “A ka ardhur mutacioni i Covid-19 në Shqipëri, Eugena Tomini: S’kemi vënë re ndonjë mostër të dyshimtë, sapo ta pikasim do ta dërgojmë në Berlin e Londër

  1. Po sa tampona beni ju moj qe ta pikasni?

Shto Koment