Politike

“A jeni i gatshëm të shkoni në SHBA pa Thaçin?/Si përgjigjet kryeministri Avdullah Hoti

VIDEO
Avduall Hoti deklaroi se janë në koordimin me Richard Grenell për dialogun Kosovë-Serbi.
Featured image of article: “A jeni i gatshëm të shkoni në SHBA pa Thaçin?/Si përgjigjet kryeministri Avdullah Hoti Edi Rama dhe Avdullah Hoti.

TIRANË- Kryeministri i Kosovës, Avdullah Hoti gjatë konferncës për shtyp në Tiranë deklaroi se janë në koordimin me Richard Grenell për dialogun Kosovë-Serbi. Ai nuk iu përgjigj drejtpërdrejt pyetjes së gazetarit Veliu se a do të shkojë në SHBA pa Thaçin, por theksoi se jemi në fazën për njohje reciproke.

BISEDA:

Muhamet Veliu:Hoti, e kemi të qartë vendimin e Grenell, jeni i gatshmëm të shkoni në SHBA pa Hashim Thaçin? Për Ramën: Ftesta për Shengen, ia keni përsëritur Hotit?

Për më shumë bëhu pjesë e grupit më viral në Facebook, Dosja.al

Hoti: Kosova ka institucione legjitime. Jam në koordinim me Grennell, për një axhendë ekonomike dhe më pas për çështje të tjera. Hyjmë për njohje reciproke.

Rama: Janë tre fjalë kyçe sot për ardhmërinë e Kosovës dhe ambicjes strategjik të shqiptarëve në rajon. Drejtësi ndërkombëtare e drejtë, stabilitet institucional dhe dialog për paqe me njohje përfundimtare. Unë besoj se në rast se arrihet që ne të jemi të përqëndruar dhe faktorët e aktorët politike shqiptare kudo janë të ndajnë atë çka është arsye për të qënë të ndarë në temat e mirëqeverisjes dhe atë për mbrojtjen e dinjitetin dhe të ardhmen e Kosovës, këto tre fjalë kyçe mund të na japin mundësinë që më herët se vonë të kapërcejmë një fazë të vështirë. Është e domosdoshme që të jemi pa ekuivok mbështetës të nevojës për t’i shkuar deri në fund zbardhjes së çdo akuze por t’i kundërvihemi çdo forme pandershmërie që cënon luftën çlirimtare në një luftë kur Kosova, që duhet ta kujtojmë me zë të lartë, ishte viktima dhe jo agresore. Besoj që stabiliteti institucional shkon përtej nevojave politike dhe ndasive mes forcave politike në kushtet kur Kosova ka ballafaqim të jashtëzakonshëm ndërkombëtar. Atë të mbrojtjes së dinjitetit dhe të një shteti demokratik. I ngritur mbi një luftë dhe jo të pengimit të drejtësië. Nga ana tjetër përgjegjësinë e ballafaqimit deri në fund me Serbinë dhe mos të dobësojnë vetveten ndërkohë që përballja nuk është mes njëri-tjetrit. Unë nuk ndryshoj mendim lidhur me domosdoshmërinë që Shqipëria dhe Kosova të jenë bashkë. Nuk është alternativë e BE por krijimi i një hapësire të përbashkët në BE duke shfrytëzuar potenciale të pashfrytëzuara. Kush i bie ndesh e karakterizon me nevojat dhe interesat e Beogradit. Kemi një potencial pa shfrytëzuar me Kosovën, të arritur nuk janë të atilla edhe pse ka pasur vullnet. Duhen vendosur katër liritë e BE: lëvizjen e njerëve, mallrave, shërbimeve dhe kapitaleve. Është jetike për të tjerët. Nuk është lëvizje e lirë turistësh. Nuk bëhet fjalë për një lëvizje interesash të ditës. Është familje e ndarë prej kaq shumë kohësh kur vullneti është për t’u bashkuar. Të humbasësh kohë për interesa elektorale apo nga frika e patriotëve është vërtetë të mos punosh për të ardhmen. Është çështje vullneti politik dhe për të rënë në batakun e teorive të konspiracionit. Nuk është patriotizëm që të mbyllesh, të thuash një gjë dhe të bësh një gjë tjetër. Patriotizëm është të kapërcesh barrikadat që mban në këmbë nga profesionistë që kanë një qëllim: pushtetin.

(k.m/j.v/dosja.al)

Shto Koment