Bota

A janë Greqia dhe Kroacia, vendet e ardhshme për karantinë? Rritet frika për britanikët, ç’mund të ndodhë me to

Britanikët po përballen me vështirësi për t'u kthyer në atdheun e tyre nga Greqia dhe Kroacia ku edhe kanë bërë pushimet e kësaj ver, ndërsa vazhdon të rritet frika se kombet evropiane mund të shtohen në 'listën e kuqe' të karantinës brenda ditëve të fundit.
Featured image of article: A janë Greqia dhe Kroacia, vendet e ardhshme për karantinë? Rritet frika për britanikët, ç’mund të ndodhë me to Foto ilustruese

GREQI– Pandemia e koronavirusit ka ndryshuar totalisht jetën e miliardave njerëzve në botë, teksa qeveritë kanë vendosur rregulla të ashpra për frenimin e këtij virusi vdekjeprurës.

Dailymail shkruan se britanikët po përballen me vështirësi për t’u kthyer në atdheun e tyre nga Greqia dhe Kroacia ku edhe kanë bërë pushimet e kësaj ver, ndërsa vazhdon të rritet frika se kombet evropiane mund të shtohen në ‘listën e kuqe’ të karantinës brenda ditëve të fundit.

Së fundmi Greqia ka parë një rritje të konsiderueshme të numrit të rasteve të reja, nga 202 javën e kaluar në 226 të dielën, ndërsa Kroacia tani ka shkuar mbi nivelin e karantinës së qeverisë në Britaninë e Madhe me 20 raste për 100,000 njerëz në një periudhë 7-ditore.

Kjo, për shkak të rritjes së numrit të të infektuarve me koronavirus në Greqi. Më tej mediat britanike shkruajnë se të gjithë anglezët të cilët kanë shkuar me pushime, po përballen me vështirësi për t’u kthyer në atdheun e tyre nga Greqia dhe Kroacia, ndërsa frika vazhdon të rritet se vende të tjera europiane mund të shtohen në “listën e kuqe” të karantinës brenda ditëve.

Destinacione të tjera pushimesh gjithashtu mund të shtohen në “listën e zezë”, si Spanja dhe Franca, nëse ato kanë një rritje të papritur të dytë në infeksione që kap udhëtarët.

Për më shumë bëhu pjesë e grupit më viral në Facebook, Dosja.al

Qeveria britanike më herët inkurajuan njerëzit që të bënin pushime në vende të tilla si Spanja dhe Franca, si pjesë e kthimit në jetën normale.

Frika se Greqia dhe Turqia mund të shtohen në “listën e kuqe” nuk janë pranuar nga ekspertët e industrisë së udhëtimit, megjithatë raporte të tilla kanë krijuar një situatë aspak të qetë për këto vende.

Burimi: Dailymail

A.C/Dosja.al 

Shto Koment