KRYESORET
Insights

A ishte cilësia e festivalit që nuk shkonte, apo unë kam ndryshuar shije?

31 Dhjetor 2021, 07:19 Nga DOSJA
A ishte cilësia e festivalit që nuk shkonte, apo unë kam

Nga Kristi Pinderi

Temperaturat e ulta të këtyre ditëve në Kolumbian Britanike në Kanada ku jetoj prej 5 vjetësh dhe fiksimi i partnerit tim për të mos humbur asnjë edicion të Festivalit të RTSH – edhe këtu 9 mijë kilometra larg Shqipërisë ku jemi, – më detyroi t’i ndjek këto dy netë të para, me kushtin që duhet të bëja dy kompromise me veten.

Kompromisi i parë ishte t’i kaloja këto orë pa ndonjë pritshmëri të lartë. Ndërsa kompromisi i dytë ishte që të përpiqesha të argëtohesha, duke i lënë jashtë paragjykimet. Asnjëri ama nuk ma shpëtoi dot kohën e çuar dëm me këtë produkt të pavlerë. Po i shkruaj tani disa mendime për festivalin jo si ekspert i televizionit apo i pop-kulturës, por si një konsumator i zakonshëm. Konsumatori i zakonshëm i cdo produkti të masmedias është në vetvete një ekspert, i aftë jo vetëm ta dallojë diçka cilësore, por edhe të refuzojë ta pranojë një produkt mediatik pa e negociuar më parë atë. Stuart Hall, një sociolog që ka ndikuar thelbesisht në mënyrën si ne e kuptojmë sot komunikimin masiv argumenton se publiku nuk është një konsumator pasiv, por një aktor aktiv në proçesin si një mesazh masmediatik e kulturor dekodohet, aprovohet apo edhe kundërshtohet. Ne si publik pra, nuk e pranojmë dot ashtu shabllon produktin televiziv që na hidhet për konsum, pa e negocuar më parë, shpesh pa e refuzojmë, pranuar, apo pa e modifikuar atë sipas botëkuptimeve tona.

Kështu, nata e parë e këtij festivali më la mua – pjesë e publikut të zakonshëm – në një gjëndje konflikti. A ishte cilësia e festivalit që nuk shkonte, apo unë kam ndryshuar shije dhe ndoshta nuk ia vlen as të humbas kohën për ta parë? Ka shumë gjasa të jenë të dyja, por më intereson të flas pak më gjatë për të parën, pra për cilësinë.
Nata e parë ishte një produkt sipërfaqësor, diçka që ndodh por nuk të le asgjë, sepse i ka marrë të gjitha pa mbaruar mirë. Treguesi më tipik i sipërfaqësisë në një event ku gjuha – në këtë rast e shqiptuar nga prezantuesit apo tekstet e këngëve – ka rëndësi, është numri i madh dhe i pajustifikuar i përdorimit të fjalëve me kuptim të zhvlerësuar që nuk thonë asgjë si, “emocion”, “ndihem jashtëzakonisht i lumtur” “në këtë natë madhështore” “për këtë orkestër dinjitoze që funksionon si një mekanizëm i jashtëzakonshëm”, “në këtë hapje kaq të madhe që Kelvi e bëri si e bëri”.

Fakti që një festival shndërrohet në një produkt banal për shkak se është një amalgamë kontributesh sipërfaqësore, sipërfaqësore me tekstet, më këngët, me skenarin, me prezantuesit etj, është simbolikisht treguesi me flagrant si Shqipëria është katandisur në një vend mediokër, thellësisht të zymtë e të korruptuar, estetikisht, kulturalisht, e pastaj edhe politikisht e në cdo sferë tjetër, që i mungon jo vetëm mundësia për ta rigjetur veten por mbi të gjitha shpresa se gjerat mund të bëhen edhe njëherë domethënëse! Mirëpo tjetër gjë është një produkt sipërfaqësor, e tjetër gjë është një produkt injorant. Për shembull, shikoni regjinë dhe kameran e natës së dytë për të kuptuar se si një ngjarje tradicionale e televizionit dhe muzikës shqiptare është veshur e tëra nga një petk vulgar prej të cilit nuk shpëton asnjë hapësirë e saj.

Kamera për shembull, mënyra e tranzicionit nga një plan në planin tjetër synon të modifikojë mangësitë, boshllëqet, por synon edhe të zmadhojë ose të krijojë efekte vizive që transmetojnë një emocion, apo modifikojnë përjetimin tonë psikologjik, ose që përcjellin një mesazh të nënkuptuar. Të njëjtën ditë që pashë natën e dytë të festivalit pashë dhe filmin “The Grand Budapest Hotel” të Ëes Anderson. Krahasimi në këtë rast duket si akrobaci logjike, por e përcjell idenë se kamera nuk është thjesht përcjellëse teknike e imazhit, por një mjet artistik për ta përmirësuar imazhin. Te “The Grand Budapest Hotel” për shembull, një realitet i pasigurtë për shkak të ngjarjeve plot tension zbutet tek shikuesi përmes kompozimeve simetrike që përcjellin një siguri psikologjike që e kompenson pasigurinë e ngjarjeve.

Te festivali ynë kamera jo vetëm që nuk zmadhon efektin viziv, jo vetëm që nuk i modifikon boshllëqet, jo vetëm që nuk e amplifikon emocionin e përgjithshëm por ato janë një rrëmujë e organizuar, që të shtyn pothuajse në një gjendje paniku: diku një kamera rrëshket dhe del nga fokusi, e diku nis të afrohet për të ndryshuar krejt papritur kënd pa ndonjë logjikë, duke na marrë mendtë e duke na ekspozuar në një aventurë të mirëfilltë vizuale. Mënyra e pamend për të ndërthurrur traditën me një kontekst kontemporan ishte si qershia në një tortë të sheqerosur. Arsyeja ishte dembelizmi intelektual i atyre që prodhuan festivalin për ta vendosur çdo histori këngëtari të vjetër apo konkurrenti të ri, në një kontekst ku të ketë vend edhe për publikun që duhet ta kapërdijë atë zbavitje.

Për shembull, burrave dhe grave në moshë që shikojnë Festivalin si t’ua shpjegojmë çfarë është “Led”-i drejt të cilit djali i këndshëm prezantues me flokë të lëpira na fton të shikojmë? Po sëkëlldinë e madhe të Liljana Kondakciut që nuk e kuptonte ku i kish këmbët e ku e kishte fundin e atij fustani pa ngjyrë e pa formë si mund ta injorojmë pa e komentuar si gabim të vogël të një dështimi të madh? Edhe Bashkim Alibalin nuk e kursyen nga kjo çakërdisje pa kuptim! Si mund ta fyesh aq shumë kujtimin e një shkodrani në moshë që i ka shoqëruar për dekada shqiptarët me muzikë e me karakter artistik duke e përshkruar me fjalë që do i shkonin ndoshta vetëm Luana Vjollces?!

Guxim të madh kërkon të ndërthurrësh historinë (sado patetike të ketë qënë për disa) me lajle lulet e rastësishme të kohëve moderne. Nuk i bëjmë drejtesi së kaluarës kur e rikthejmë si karikaturë. As së tashmes kur ia drejtojmë projektorët pa filtra që e bëjnë të duket edhe më banale se ç’është në të vërtetë.

Ndihmës-Sekretarja e Shtetit takoi Alibeajn, ndërsa Paloka deklaroi se ka firmosur peticionin kundër ambasadores Kim. Çfarë do të thotë kjo për PD?

View Results

Sondazh

Poll

Insights 30 Dhjetor 2021, 07:47

Big Brother në vend të DEAS…

Nga Ilir GjiniTIRANË – Limoz Dizdarit, kompozitorit të mirënjohur që ka lënë gjurmë në muzikën shqiptare, aq i dashur për publikun për krijimet e tij...

Insights 28 Dhjetor 2021, 11:46

Radha e Kadaifit…

Nga Ilir GjiniKadaifi, ëmbëlsira tradicionale që zbukuron tryezat e festave, për brezat e lindur para 90-s, ishte një produkt i rrallë! Kaq i rrallë, sa orë e o...

Insights 26 Dhjetor 2021, 08:07

Pse largohen besimtarët nga kisha?

Ky është një moment historik simbolik: vetëm më pak se gjysma e gjermanëve i përkasin njërës prej dy kishave të mëdha të krishtera. Të ashtuquajturat kisha popu...

Demokratja-Berishës: Ti je i ndershëm, këta të tjerët kanë nga 100 dashnore

Demokratja-Berishës: Ti je i ndershëm, këta të tjerët kanë nga 100 dashnore

Emri i presidentit të ri, Alibeaj flet për firmat: I kam! Në mbledhje sot ishin 26 deputetë

Negociatat për president tek PD, Alibeaj: Nesër pasdite do kemi mbledhje tjetër

17 shoferë “dru” në timon, 27-vjeçari rreh efektivin e Policisë teksa e shoqëronte

A janë arrestimet e Nuredin Dumanit? Kreu i SPAK se "lëshon" PENTITON: Nuk flas dot...

Pse s'janë arrestuar Ervis Martinaj dhe Suel Çela? Kraja dhe Nano: Po i kërkojmë akoma...

Ka dyshime për dekonspirtim?Kreu i SPAK: Jo!Do i shkojmë deri në fund, s'ka rëndësi sa të fortë janë

Cili ka qenë roli i shefit të Krimeve, Palushit? Arben Kraja: Ka shpërduar detyrën!

ZBULOHET emri i aksionit të SPAK, kuptimi! Kush e kishte "plumbin e artë"...

MEGAAKSIONI, Arben Kraja jep DETAJE: Shkatërruam 8 banda, të dhunshëm, paguanin shumë për vrasje

Zgjedhja e Presidentit, Bylykbashi: Alibeaj ka marrë përsipër t’i sigurojë Ramës votat

Shpërthim me tritol në lokalin Radhimë! Ambienti i marrë me qira nga kunati i Çelës

Momenti kur djali i Arben Mërkurit largohet nga vendngjarje, ia vranë të atin para syve

Vrasja në Sukth, dalin pamjet nga vendngjarja

'A ka më deputetë që hetohen?'/ Arben Kraja 'kyç gojën': Nuk jap përgjigje, e thotë ligji

Kreu i SPAK: 80% të rasteve që kemi në dorë, as që e dinë se janë nën hetim

Dosja 184 s'i "shqitet" Ulsi Manjës, Tabaku ia kujton para Arben Krajës, ministri: Kam një merak

PS sulmon SPAK, Balla: Pse s'hetohet Berisha? Tabaku e mbron: Shikoni "non grata-t" tuaja

'41 prokurorë janë shkarkuar'/ Kreu i KLP: Disa janë kërcënuar me jetë, u morën në mbrojtje

Qeveria miraton fond shtesë 160 mln lekësh për federatat sportive dhe sportistët elitarë

Manastirliu: Kemi miratuar financim shtesë për sistemin shëndetësor

Conferencë League! 25 Maji ditë pushimi, s'lejohen makinat, 'mbyllet' Tirana

Procesi i Rindërtimit, Ahmetaj: Do ndërtojmë 167 shkolla, 137 kompani marrin pjesë, program unik

Me kë e ka? Rama: Flet shumëkush për bujqësinë, ose s'kanë lidhje ose s'kuptojnë

Presidenti i ri/ Arrihet akordi! Balla-opozitës: Deri në raundin e tretë propozimet i keni ju

Presidenti i ri/ Balla-opozitës: Deri në raundin e tretë propozimet i keni ju

Basha lë me 'hije' kolegët, Agron Duka frikë të bëjë llogari: Se mos bëj ndonjë gabim?

Duka për presidentin e ri: Ne s'kemi asgjë në dorë, ta provojmë. Mediu: Marrëveshje me "djallin"

Presidenti, Balla sfidon opozitën: Keni 20 emra ju për të propozuar emra? (KUSHTI për Berishën)

Presidenti/ Fatmir Mediu: Nuk kemi më kohë, opozita të vijë me emër, ndryshe proces fals

Presidenti/ Mesila Doda: Le të futemi sa më shpejt në një proces real

Presidenti/ Alibeaj bën SKEMËN: Ne sjellim 4 emra, 2 nga ata zgjidhini ju, negociojmë për 'finalin'

Zgjedhja e Presidentit, Alibeaj: Ai që do ulet atje të mos jetë as i njërit e as i tjetrit

Presidenti/ PD kërkon 4 kandidatura, Balla: Kushtin tuaj nuk e pranojmë

Rama: Mirëseerdhe në grupin e inkriminuarve! U pagëzove me këtë ujin e baltës

Tjetër aksident në Dhërmi, shoferi hidhet nga betonerja për të shpëtuar

Makina tërheq zvarrë 20-vjeçaren tek vizat e bardha në Tiranë

Propozimi për kriteret e presidentit, Alibeaj: Balla e bëri kastile, i thashë flasim tani

Investimet strategjike, PD: Pronat grabiten nga ministrat e zyrtarët e lartë të PS, aksion kriminal

Aksidenti tek rreth-rrotullimi i TEG-ut, s'dihet për viktima

Apeli s'merr vendim për Lefter Kokën! Avokati: S'ka pse të bashkëpunojë me drejtësinë

"17 maji"/ Presidenti Meta kujton takimin Rama-Basha: Dita më e errët pluralizmit politik

Parti tjetër apo rikthim tek LSI, Meta: Gjithmonë në krye të detyrës, dihet kujt i ka hyrë tartakuti

Shkrimi i gazetës austriake për lobimin 700 mijë $ në SHBA, Meta: Mashtrim! Isha me Petritin

Bashkëpunim me Edi Ramën? Meta “s'i mbyll derën” kryeministrit: Kam vetëm një kusht

Rama thirrje SPAK ta hetojë, Meta: Shqipëria më pret, kjo është e vërtetë! Kam armët më të forta

'Derën e ka të hapur'/ Biseda me demokratin, Rama: Ishte i mërzitur, më tha se i kishte ikur partia

Sulmon prokurorët dhe gjyqtarët, Rama: Disa KÇK mbajnë peng procesin e rindërtimit

I vëzhgon të gjithë me radhë! Rama 'sulmon' Veliajn: Mbjell pemë për të dalë në televizor

Dosja-POP/ Dubai Porta Potty!