Aktualitet

A i quan protestuesit kuksianë, ‘barbarë’? Si përgjigjet Pandeli Majko

Ministri i Diasporës, Pandeli Majko, nuk ka pranuar të përgjigjet, nëse është edhe ai i të njëjtit mendim si Kryeministri Ram, për protestuesit kuksianë të 'Rrugës së Kombit".

KUKËS- Është përkujtuar sot në Kukës “Eksodi ’99” i shqiptarëve të Kosovës, ku janë zhvilluar disa organizime të ndryshme, si panairi dyditor i librit, koncert festiv, apo edhe recital me artistin Çun Lajçi etj. (Lexo këtu)

Në këtë ditë përkujtimore morën pjesë zyrtarë të ndryshëm nga Kosova, si kryetari i Komunës së Prizrenit, Mytaher Haskuka, ambasadori i Kosovës në Tiranë Syl Ukshini, si dhe nga Shqipëria Ministri i Diasporës Pandeli Majko e ‘i zoti i shtëpisë’, Kryetari i Bashkisë Kukës Bashkim Shehu.

Gazetari i Dosja.al Bekim Bici, gjatë këtij aktiviteti pyeti ministrin e Pandeli Majko lidhur me etiketimin e protestuesve kuksianë si në Rastin e Rrugës së Kombit ashtu edhe në protesta të tjera, si ‘barbarë’.

Z. Ministër, A mendoni edhe ju si z.kryeministër, Edi Rama, se protestuesit kuksianë janë barbarë? Ata të “Rrugës së Kombit” apo dhe protestuesit e tjerë?

Për më shumë bëhu pjesë e grupit më viral në Facebook, Dosja.al

Pandeli Majko: A mo boll tani! Boll tani! Ik tani!

Majko nuk dha një përgjigje për pyetjen. Kjo pyetje vlen akoma për Ministrin e Diasporës. A i quan edhe ai si Kryeministri Edi Rama, protestuesit kuksianë, ‘barbarë’?

(B.B/ Dosja.al)

Shto Koment