Kuriozitete

A është vërtet i dëmshëm kanabisi? Ja disa nga efektet pozitive dhe negative të përdorimit të tij!

Shpesh herë , efektet pozitive të kanabisit i tejkalojnë ato negativet , dhe shoqëria duhet të arrijë të kuptoj që përdorimi i tij nuk është domosdoshmërisht i keq.
Featured image of article: A është vërtet i dëmshëm kanabisi? Ja disa nga efektet pozitive dhe negative të përdorimit të tij! Homegrown indoor pot plants and leaves
Përditësuar:

Tiranë – Pyetja a është vërtet i dëmshëm përdorimi i kanabisit apo hashashit në gjuhën popullore, nuk ka një përgjigje të vetme fikse po ose jo. Mënyra sesi ajo ndikon në organizmin e njeriut dhe vecantërisht në mëndjen e tij është individuale.

Dëmshmëria e kanabisit varet nga arsyet pse individi zgjedh ta konsumojë, varet gjithashtu nga mënyra sesi janë përkujdesur për rritjen e bimës , si dhe nga sistemi imunitar i personit.

Shpesh herë , efektet pozitive të kanabisit i tejkalojnë ato negativet , dhe shoqëria duhet të arrijë të kuptoj që përdorimi i tij nuk është domosdoshmërisht i keq.

Marijuana është gjetur në artifakte, dhe është pjesë e historisë që në shekullin e 3-të përpara lindjes së krishtit.

 

Ajo është droga e paligjshme më e përdorur në botë . Disa nga efektet pozitive të marijuanës janë:

Euforia

Relaksimi

Ul ndjeshëm nivelin e ankthit

Ka efekte antidepresive

Rrit shqisat e ndjeshmërisë

Stimulon oreksin dhe lufton problemet me ushqimin

Ul nivelin e dhimbjes fizike

Ndalon marrjen e mëndëve

Shtyp ndjesinë e të vjellurës

Rregullon pagjumësinë

 

Efektet pozitive të marijuanës janë dhe arsyeja se përse kjo bimë është shumë e përdorur në fushën e mjeksisë dhe në kurimin e një game të gjerë sëmundjesh fizike por edhe mendore. Disa nga sëmundjet më të rënda të cilat mund të parandalohen , të kurohen apo të trajtohen me përdorimin e kanabisit janë:

Kancer – Dhimbja , të vjellat, marrja e mëndve , dhe kimioterapia janë disa simptoma të cilat mund të trajtohen me përdorimin e kanabisit

Dhimbja kronike – Kjo sëmundje mund të trajtohet fare mirë me kanabisin , dhe shumë vështirë me medikamente të tjera

Skleroza e shumëfishtë – kanabisi kuron dhimbjet muskulare , problemet urinare që sjell kjo sëmundje , si dhe marrjen e mëndjes.

Glaucoma – kanabisi ndihmon me aftësinë e tij për të ulur presionin .

Epilepsia – Kanabisi ul ndjeshëm në kohë rekord krizat epileptike dhe qetëson mendjen dhe trurin e individit deri në zhdukjen e krizave.

 

 Ndërkohë që përdorimi I kanabisit ka shumë efekte positive qoftë medicinale apo thjesht llogjike , ajo gjithashtu ka dhe efekte negative të cilat variojnë në bazë të konsumit që ti kryen

Efektet negative të përdorimit të marijuanës duhet të theksojmë që  fillojnë të ndodhin në momentet kur kjo droge abuzohet, dhe tejkalohet niveli i përdorimit të saj . Disa nga efektet negative të përdorimit të marijuanës janë:

Mbindjeshmëri sensore

Lodhje trupore

Gojë e thatë

Ulje e tensionit të gjakut

Rrahje më të shpeshta zemre

Shikim i turbullt

Kolle / fyt I thatë

Dhëmbë jo shumë estetikë

Shtim në peshë

Ankth

Paranojë

Sy të kuq dhe të thatë

Luhatje humori

 

Burimi:HealthyPlace.Uk 

E.C/Dosja.al

Shto Koment