Sport

A është penduar Simeone që bleu Joao Felix? Trajneri flet për 126-milionëshin

Argjentinasi e pranon se deri tani sulmuesi portugez nuk e ka treguar veten
Featured image of article: A është penduar Simeone që bleu Joao Felix? Trajneri flet për 126-milionëshin Joao Felix

Diego Simeone në verë vendosi rekord duke bërë blerjen më të shtrenjtë në historinë e Atletico Madrid, Joao Felix, për 126 milionë euro. Djaloshi u transferua nga Benfica.

20-vjeçari shihet si një nga yjet e së ardhmes, ndoshta edhe pasues i Cristiano Ronaldos, por deri tani nuk ka treguar ndonjë gjë të madhe.

Simeone e ka pranuar këtë, por duke u ruajtur nga kritikat dhe lajmet e bujshme mediatike. “Ne besojmë shumë te Joao, sepse ka një talent të jashtëzakonshëm. Mos harroni se ai është një djalosh 20-vjeçar dhe i duhet përshtatje me vendin”, ka deklaruar “El Cholo”.

Për më shumë bëhu pjesë e grupit më viral në Facebook, Dosja.al

“Jam i sigurt se Joao është e ardhmja e futbollit. Duam ta ndihmojmë të rritet. Pres ende shumë nga ai”, ka shtuar Simeone.

M.P. / Dosja.al

Shto Koment