Showbiz

A është në një lidhje të re pas ndarjes me Robert Berishën? Ja si përgjigjet Nora Istrefi

Si për Norën edhe për Robertin ka pasur thashetheme, madje edhe fotografi të ndryshme ku Roberti është parë me një femër tjetër.
Featured image of article: A është në një lidhje të re pas ndarjes me Robert Berishën? Ja si përgjigjet Nora Istrefi Nora Istrefi dhe Robert Berisha

KOSOVË- Nora Istrefi dhe Robert Berisha i kanë dhënë fund lidhjes se tyre para dy muajve, por shumë herë po përfliten për lidhjet e tyre të reja. Pas ndarjes të dy nuk kanë folur për jetën e tyre private, duke mos dashur të bëjnë publik as shkakun e ndarjes.

Si për Norën edhe për Robertin ka pasur thashetheme, madje edhe fotografi të ndryshme ku Roberti është parë me një femër tjetër.

Për këtë gjë Nora shprehet se i uron gjithë të mirat ish-bashkëshorit të saj me të cilin ka dhe një vajzë të vogël.

Por kur këngëtarja pyetet për jetën e saj private dhe për lidhje të re ajo përgjigjet shkurt duke dhënë një përgjigje epike “Bye”.

Nora dhe Robert Berisha i dhanë fund lidhjes së tyre disa vjeçare në mënyrë të papritur dhe është përfolur se shkak ka qenë tradhtia e të dyve ndaj njëri tjetrit.

(A.B. Dosja.al)

Shto Koment