
SHBA– Ish-presidenti amerikan Barack Obama është pyetur nëse qeveria amerikane ka zbuluar ndonjë detaj për UFO-t gjatë kohës kur ai ishte në detyrë. Në një intervistë në Late Show me Stephen Colbert, Obama u pyet për jashtëtokësorët.
Former President Barack Obama on UFOs “I can’t tell you, sorry”.
November 2020 pic.twitter.com/lsjYte5EPs— UFOS-EXPOSED🕵️🚫 (@UFOS_EXPOSED) December 1, 2020
“Nuk mund t’ju them gjë. Më vjen keq,”– u përgjigj Obama, duke buzëqeshur. Moderatori Colbert përfitoi nga përgjigjia e Obamës duke i nxjerrë vetë përfundimet: Në rregull, po e marr si po. Po të mos kishim sinjale prej tyre, ju do të thoshit jo.
Obama nuk është i vetmi ish-president i SHBA që flet për temën e jashtëtokësorëve, pasi në fillim të këtij viti, Bill Clinton i tha Jimmy Kimmel se ai nuk do të “habitej” nëse alienët ekzistojnë.
(k.m/dosja.al)