Showbiz

A e kopjoi Eni Koçi Xhensila Myrtezaj, apo kjo e fundit u frymëzua nga Argjentina Ramosaj? Tre këngët e ndryshme me titujt e njëjtë

Eni Koçi ka ardhur me nje version tjetër, këngë në një zhaner krejt tjetër nga ai i Xhensilës dhe Pirros, por ka vjedhur idenë e  titullit të një prej kengëve që bëri bujë në mars të këtij viti.
Featured image of article: A e kopjoi Eni Koçi Xhensila Myrtezaj, apo kjo e fundit u frymëzua nga Argjentina Ramosaj? Tre këngët e ndryshme me titujt e njëjtë Eni Koçi, Argjentin Ramosaj, Xhensila Myrtezaj

TIRANË- Këngëtarja e njohur Eni Koçi sëfundmi ka publikuar klipin e saj më të ri me titullin Sekreti.

Kujtojmë që ne mars të 2019  kengëtarja e njohur, Xhensila Myrtezaj dhe kantautori i njohur Pirro Çako sollën baladën më të bukur te titulluar Sekreti im. Një këngë që u pëlqye jashtëzakonisht shumë nga publiku dhe arriti suksesin e pritur, ka qene frymëzim edhe për Enin siç duket, pasi zgjodhi dhe ajo të njëjtin titull për këngën e saj.

Ndërkohë Koçi ka ardhur me nje version tjetër, këngë në një zhaner krejt tjetër nga ai i Xhensilës dhe Pirros, por ka vjedhur idenë e  titullit të një prej kengëve që bëri bujë në mars të këtij viti.

Për më shumë bëhu pjesë e grupit më viral në Facebook, Dosja.al

Megjithatë ky nuk është rasti i vetëm që tituj të njëjtën haeen në shumë këngë nga artistë të ndryshëm. Edhe Argjentina Ramosaj në korrik të 2018 ka publikuar një këngë po me të njëjtin titull.

A.C/Dosja.al 

Shto Koment