Kulture

A e dini pse vishet fustanella? Skocezi me veshje popullore shqiptare zbulon “sekretin” që fshihet pas saj

Fustanella është një prej veshjeve tradicionale më tipike në rajonin e Ballkanit, kryesisht në Shqipëri e Greqi ku fustanella cilësohet si veshje popullore kombëtare.
Featured image of article: A e dini pse vishet fustanella? Skocezi me veshje popullore shqiptare zbulon “sekretin” që fshihet pas saj Foto te kesaj veshje tipike, fustanella

TIRANË- E megjithatë të ngjashmen e fustanellës, të quajtur ndryshe “kilt” e gjejmë edhe në Skoci, ku jo rastësisht Gordon, skocezi i ftuar në rubrikën “Escape” të së Diellës na ka zbuluar “sekretin’ që fshihet pas kësaj veshjeje.

Kiltet në Skoci datojnë që nga shekulli i 16-të dhe janë simbol krenarie për klanet të cilave i përkasin dhe çdo klan ka ngjyrat dhe dizanjin e tij tipik që e dallon nga të tjerët.

Gorodon na ka zbuluar se në fakt arsyeja përse skocezët, e pikërisht meshkujt vishnin kilte ishte sepse kjo veshje mundësonte lehtësi dhe prakticitet në lëvizje për luftëtarët dhe ushtarët gjatë betejave.

I veshur me kostum popullor shqiptar, Gorodon nuk e ndjen veten aspak larg kulturës së tij pasi midis kulturës shqiptare dhe asaj skoceze gjen kaq shumë ngjashmëri jo vetëm në veshje, por dhe tek dashuria dhe ngrohtësia e njerëzve që e kanë shtyrë Gordon dhe bashkëshorten e tij Ana të zhvendosen nga Skocia në Shqipëri duke lënë çdo gjë pas dhe duke e krijuar familjen e tyre pikërisht këtu.

Marrë nga Top Channel

Shto Koment