Politike

‘A e di ca i bëj?’/ Selami Jenishehri i vë syrin postit të Bledi Çuçit: Ba me mthan mu Edi Rama, du me t’bo ministër, zgjedh…

VIDEO
Jenishehri tha se nëse Rama do ta pyese se cilën ministri do donte, ai do të zgjidhte ministrin e Brendshëm. Ai vijoi duke thënë se do të bënte atë që do ta mbajë mend e gjithë Shqipëria. 
Featured image of article: ‘A e di ca i bëj?’/ Selami Jenishehri i vë syrin postit të Bledi Çuçit: Ba me mthan mu Edi Rama, du me t’bo ministër, zgjedh… Selami Jenishehri dhe Bledi Çuçi

TIRANË– Selami Jenishehri ishte i ftuar mbrëmjen e djeshme në emisionin ‘Të paekspozuarit’. Ai u pyet nga gazetari Ylli Rakipi se si mund ta ndalojë krimin në Shkodër. Jenishehri tha se nëse Rama do ta pyese se cilën ministri do donte, ai do të zgjidhte ministrin e Brendshëm. Ai vijoi duke thënë se do të bënte atë që do ta mbajë mend e gjithë Shqipëria.

BISEDA:

Rakipi: Sikur të thot ky njeri mundet me ndalu krimin në Shkodër

Jenishehri: Ca me ba?

Rakipi: Krimin, krimin në Shkodër. Më thotë një gazetar i njohur mund ta ndalojë ky. Si e bën, mund ta ndryshosh ti këtë?

Për më shumë bëhu pjesë e grupit më viral në Facebook, Dosja.al

Jenishehri: O zoti Rakipi, ba me mthan mu Edi Rama, du me t’bo ministër, zgjedh cilën të dush ministri. A e din se për cilin kërkoj?

Rakipi: Të rendit?

Jenishehri: Ministrin e brendshëm. A e di ca i bëj? Me e majt mend Shqipnia..

(a.b)/dosja.al

Shto Koment