Blog

A e arrijnë vërtetë femrat dhe meshkujt shqiptar jetën e luksit që reklamojnë, apo është e tëra fasadë?

Pavarsisht se të tërë ne e dimë gjendjen ekonomike të vendit tonë, në internet duket se të tërë po jetojnë një jetë përrallore.
Featured image of article: A e arrijnë vërtetë femrat dhe meshkujt shqiptar jetën e luksit që reklamojnë, apo është e tëra fasadë? Foto ilustruese

TIRANË – Të tërë ne e kemi vënë re, sesi prioritetet dhe gjërat në përgjithësi kanë ndryshuar me kalimin e kohës.

Me rritjen e teknologjisë, dhe përdorimin e rrjeteve sociale, është fare e lehtë të ekspozosh jetën tënde, por po aq e lehtë është të ekspozosh dhe një jetesë fiktive dhe aspak reale, dhe askush nuk do ta kuptojë këtë gjë.

Platformat si Instagram apo Facebook, po përdoren gjithmonë e më shumë nga rinia shqiptare.

Pavarsisht se të tërë ne e dimë gjendjen ekonomike të vendit tonë, në internet duket se të tërë po jetojnë një jetë përrallore.

Mes resorteve të shtrenjta, makinave luksoze, apo drekave dhe darkave nëpër restorante me pesë yje.

Sa e arritshme është kjo nëse marrim parasysh rrogat mesatare në vendin tonë ?

Apo nëse do të mendonim se këtë jetesë e reklamon vetëm shtresa e pasur e vendit, atëherë do t’i binte që 80 përqind e rinisë shqiptare vinë nga klasa e pasur e shoqërisë.

Gjë që është sa qesharake aq dhe e pavërtetë.

Nëse do të bënim një statistikë, do të shihnim se më tepër se gjysma e makinave të postuara nga rinia shqiptare në instagram, janë të njëjta.

Pra mos u gënjeni nëse shihni një djalë, i cili ka në profilin e tij 3 makina luksoze, pasi me siguri asnjë prej tyre sështë e vetja, por janë të ndonjë shoku të tij, dhe me shume mundësi ato makina janë të ekspozuara në rrjetet e shumë shokëve të tjerë.

Përsa i përket femrave shqiptare, kleringu i bërë me dyqane veshjesh të ndryshme, apo restorante i mundëson atyre një shërbim pa pagesë, kundrejt një reklame të bërë në profilin e tyre në instagram.

Shumë nga adoleshentet shqiptare, të cilat kanë shumë ndjekësa në profilin e tyre , e bëjnë këtë gjë, duke ngrënë nëpër restorante të ndryshme, apo duke u veshur me rroba në dukje luksoze, por pa i’u dashur të paguajnë asgjë për to.

Është shumë e lehtë të krijosh një identitet të pavërtetë, dhe ti veshësh atij cilindo mënyrë jetese të duash. Instagrami dhe jetesa lukësoze që shfaqet në të, e fut rininë shqiptare në depresion, dhe krijon vetë-urrejtje te djemtë dhe vajzat e reja të cilat nuk i kanë të njëjtat kushte që reklamojnë moshatarët e tyre.

Por ato duhet të jenë të vetëdijshëm, që shumë pak është e vërtetë dhe reale, nga jetesa e reklamuar në Instagram.

E.C/Dosja.al

Shto Koment