Aktualitet

A duhet të kemi frikë nga varianti indian i koronavirusit? Alimehmeti: Është shqetësues, por jo mbizotërues. Brataj: OBSH s’flet për situatë alarmi

Mjeku Ilir Alimehmeti thekson se varianti indian i Covid është shqetësues, por jo mbizotërues. Brataj nënvizoi se OBSH s’flet për situatë alarmi.
Featured image of article: A duhet të kemi frikë nga varianti indian i koronavirusit? Alimehmeti: Është shqetësues, por jo mbizotërues. Brataj: OBSH s’flet për situatë alarmi Foto nga studioja

TIRANË– Në emisionin “Real Story” në “News 24”, ekspertët shëndetësorë të ftuar, u pyetën nëse duhet që shqiptarët të kenë frikë nga varianti indian i koronavirusit.

Mjeku Ilir Alimehmeti thekson se varianti indian i Covid është shqetësues, por jo mbizotërues. Brataj nënvizoi se OBSH s’flet për situatë alarmi.

lir Alimehmeti: Dy mutacione klasike që ka varianti indian, janë përshkruar. Edhe në Indi, 1 për qind ka dalë ai që e quajmë, variant indian. Quhet variant interesi, nuk është ende variant shqetësimi. Një gjë të tillë e thotë OBSH. Varianti indian nuk është mbizotërues. Ndërsa, britaniku është qartësisht mbizotërues.

Për më shumë bëhu pjesë e grupit më viral në Facebook, Dosja.al

Perlat Kapisyzi: India ka numër të madh banorësh. Fauci ka folur për izolim, izolim, izolim. Fakti që kemi Indinë shqetësues si vend, kjo do të thotë se fundi i pandemisë mund të jetë edhe më larg.

Skënder Brataj: Është variant shqetësues, por jo alarmues varianti indian i koronavirusit. Nuk është alarmues, sepse virulenca e këtij varianti nuk është përhapur më.

Marrë nga Balkanweb

Shto Koment