Aktualitet

A duhen mbajtur maskat kur dalim nga shtëpia? Mjekët: Na ndihmojnë, janë një barrierë

Mjekët thanë se qytetarët mund të bëjnë maska dhe në mënyrë artizanale në shtëpi, pasi asnjëherë nuk jemi 100% të mbrojtur prej tyre.
Featured image of article: A duhen mbajtur maskat kur dalim nga shtëpia? Mjekët: Na ndihmojnë, janë një barrierë Maska kundër COVID-19

TIRANË- Organizata e Botërore e Shëndetësisë me anë të një deklarate u ka bërë thirrje qytetarëve që të përdorin sa më shumë maskën kur dalin në ambiente publike. Dy mjekë në lidhje direkte me emisionin “Open” në Top Channel, kanë dhënë mendimin e tyre, dhe thanë se maskat duhen.

Po ashtu mjekët thanë se qytetarët mund të bëjnë maska dhe në mënyrë artizanale në shtëpi, pasi asnjëherë nuk jemi 100% të mbrojtur prej tyre.

Mjeku epidemiolog Ilir Alimehmeti tha se dhe OBSH ka luhatje në rekomandimet e saj, pasi nuk ka shumë studime deri tnai. “Maska është një parandalues, është një barrierë. Por përdorimi i maskave i jep një siguri të tepruar qytetarëve duke mos respektuar masat e tjera. Maskat një përdorimshme pasi të përdoren një herë të hidhen direkt në koshin e plehrave”, tha ai.

Për më shumë bëhu pjesë e grupit më viral në Facebook, Dosja.al

Nga ana tjetër dhe mjeku infeksionist Genc Stroni tha se maskat duhet përdorur pasi të mbron në një lloj mënyre. “Ajo të mbron kur je në kontakt me pacientë të infektuar. Ata bënë thirrje që mund të qepen dhe në shtëpi me një pambuk cilësor“, shtoi Stroni.

(A.B. Dosja.al)

Shto Koment