Aktualitet

“A do testohen gazetarët që takuan Bratajn”? Rakacolli: Çdo kontakt i ngushtë po gjurmohet

  • Përdorimi i medikamenteve të sugjeruara nga Trump, zv.ministrja e Shëndetësisë: Njërin ilaç e kemi edhe ne! (Sqaron protokollin klinik)
  • Rakacolli ka deklaruar se çdo kontakt i ngushtë po gjurmohet me Skënder Bratajn po gjurmohet.
    Featured image of article: “A do testohen gazetarët që takuan Bratajn”? Rakacolli: Çdo kontakt i ngushtë po gjurmohet Mira Rakacolli

    Tiranë-Zv/ministrja e Shëndetësisë, Mira Rakacolli ka deklaruar se do ket gazetarë që do cilësohen kontakt i ngushtë me drejtorin e Urgjencës Kombëtare, Skënder Brataj, që është i infektuar me COVID-19, do iu bëhet testi. Rakacolli u shpreh se çdo kontakt i ngushtë po gjurmohet.

    Biseda:

    Gazetarja: A do të bëhet analiza e gazetarëve të terrenit dhe Skënder Bratajt?
    Rakacolli: Është duke u zhvilluar një hetim epidiomologjik i hollësishëm. Nëse cilësohen edhe gazetarët kontakt i ngushtë do të testohen. Çdo kontakt i ngushtë po gjurmohet.

    Gazetarja: A rrezikojnë mjekët që janë në vijën e parë?
    Rakacolli: Presupozohet se mjekët përdorin mjete mbrojtëse, por nëse padashje dëmtohet mjeti mbrojtës dhe do të bëjë test, patjetër. Nëse mjeku shfaq shenjat e testimit, po. Por testimi masiv pa kontakt dhe simptoma, nuk ka kuptim të bëhet. Pa shenja dhe dyshim, shkenca epidimiologjike se sugjeron në një gjë të tillë.

    Për më shumë bëhu pjesë e grupit më viral në Facebook, Dosja.al

    Ditën e sotme Rakacolli përditësoi edhe shifrat e të prekurve nga pandemia covid-19 në vendin tonë. Harta e të prekurve në Shqipëri është zgjeruar, ku epiqendra e COVID-19 është Tirana, e pas saj vjen Fieri e Korça. Ndërkohë që janë 146 të infektuar, 17 prej të cilëve janë shëruar dhe 5 viktima. Lezha, Shkodra, Vlora, Kavaja e Elbasani janë qytetet e tjera të prekurve. Gjendja e e të shtruarve në pavion është e stabilizuar deri më tani, ndërkohë që autoritetet bëjnë thirrje që qytetarët të qëndrojnë brenda.

    (f.g/j.v/dosja.al)

     

    Shto Koment