Politike

A do të vlerësohet lideri i PD-së? Komisioni i Kandidatëve zbulon se çfarë do të ndodhë me Sali Berishën, Papa: Në udhëzimin e dhënë…

Enriketa Papa, anëtare e Komisionit të Vlerësimit të Kandidatëve tha se ish-kryeministri Sali Berisha nuk do të vlerësohet nga ajo.
Featured image of article: A do të vlerësohet lideri i PD-së? Komisioni i Kandidatëve zbulon se çfarë do të ndodhë me Sali Berishën, Papa: Në udhëzimin e dhënë… Sali Berisha dhe Enriketa Papa

TIRANË- Enriketa Papa, anëtare e Komisionit të Vlerësimit të Kandidatëve foli në studion e “ABC News” për kriteret e përzgjedhjes së kandidatëve.

Gjatë intervistës Papa tha se për të qenë pjesë e ekipit elektoral të PD janë një sërë kriteresh me të cilat përzgjidhen, ndërsa cilësoi si kriter kryesor pastërtinë e figurës.

“Disa nga kriteret kryesore në të cilat baza e PD është mbështetur është pastërtia e figurës së kandidatit/ kandidates së ardhshme. Një respektim i kuotave gjinore. Njerëz që kanë kontribute, eksperiencë, njerëz që vijnë nga bota e shoqërisë civile apo akademike. Njerëz që vijnë nga shtresa e të përndjekurve politikë”, u shpreh Papa.

E pyetur se nëse ish-kryeministri Sali Berisha do t’i nënshtrohet vlerësimit të Komisionit, ajo theksoi se kryetari i partisë, presidentët dhe ish-kryetarët e partive nuk kalojnë në vlerësim.

Gjatë intervistës ajo theksoi se në Parlament janë përfshirë persona me figura jo pozitivë. I gjithë pushteti politik, kryetarë të ndryshëm kanë problematika sa i përket të shkuarës së tyre.

“Risia që PD sjell është pikërisht hapja e PD-së, por gjithashtu futja në lista e njerëzve me integritet të lartë dhe jo me një të shkuar kriminale”, u shpreh ajo.

Sakaq ajo shtoi: Në këto tetë vite politika nuk ka pasur lojtarë të pastër. Kjo është një risi politike që partia kryesore në Shqipëri ka ndërmarrë për të pastruar në radhë të parë vetën, arenën politike duke dhënë shembullin e një filtrimi serioz. Por risia tjetër qëndron edhe tek vendimmarrja e anëtarësisë së Partisë Demokratike. Pra ka një hapje. Vetë zoti Basha është shprehur se kjo është hera e fundit që një kryetar partie do të vendosë për listat dhe kjo është një shenjë pozitive dhe e pluralitetit të mendimeve brenda PD. Të pestë anëtarët e vlerësimit synojnë suksesin nëpërmjet hartimit të një liste dinjitoze.

Pjesë nga biseda në studio:

A duhet të rikthehen emra të vjetër si Bode, zonja Topalli?

Për më shumë bëhu pjesë e grupit më viral në Facebook, Dosja.al

Papa: Kjo është pjesë që i përket bazës së PD që ka sjellë emra konkretë në strukturat e Partisë demokratike.

E përjashtoni mundësinë që emra deputetësh, por edhe emra sekretarë të PD të mos e bindin Komisionin e Vlerësimit?

Papa: Ne kemi liri në vlerësimin dhe hartimin e përfundimeve tona bazuar në kriteret e vendosur dhe së fundmi do t’i paraqitet bazës së PD dhe do të jenë ata që do të vendosin.

Më tej ajo u shpreh se PD ka bërë hapa konkretë dhe se tashmë i takon mazhorancës për të mos shkelur dakodërsitë që deri tani janë arritur.

Mendoni se duhet një “Vetting” për dosjet e sigurimit edhe brenda PD në mënyrë që në parlament të mos ketë figura të implikuara me sistemin?

Papa: Një nga kushtet e renditura nga PD është pastërtia e figurës që do të thotë të mos jetë pjesë e sigurimit të shtetit dhe kjo do të merret në konsideratë.

A do t’i nënshtrohet zoti Berisha vlerësimit të Komisionit?

Papa: Di që në udhëzimin e dhënë, kryetari i partisë, presidentët dhe ish-kryetari e partisë nuk kalojnë në vlerësimin tim.

Marrë nga abcnews.al

Shto Koment