LIVE UPDATES
Aktualitet

“A do të veprojmë ndonjëherë sipas interesit kombëtar?”, Edmond Spaho kundër protestës në Tiranë për Palestinën:

16 Maj 2021, 08:17 Nga DOSJA
“A do të veprojmë ndonjëherë sipas interesit

TIRANË– Deputeti i zgjedhur i Partisë Demokratike, Edmond Spaho ka komentuar protestën e zhvilluar ditën e djeshme në qendër të Tiranës, e cila u bë në mbështetje të palestinezëve të cilët po sulmohen nga Izraeli.

Në një postim në rrjetin social ‘Facebook’, Spaho shkruan se edhe pse jetët e njerëzve janë të çmuara, nuk duhet të përkrahim një vend që nuk na njeh dhe na quan serbë. Spaho shton se Hamas është organizatë terroriste dhe së bashku me organizata te tjera palestineze nuk kanë asnjë alternative për zgjidhjen e konfliktit mbi 70 vjeçar. Sipas tij, Izraeli është e vetmja demokraci funksionale ne rajon. Deputetyi shkruan se njerëzit duhet të dinë 4 çështje sipas tij, para se të mbajnë krahun e njërës palë. Në fund, Spaho shtron pyetjen: ‘A do na vijnë mendtë ndonjëherë dhe të veprojmë sipas intereit kombëtar, apo gjithmonë do shitemi sipas lekëve që ofrohen?’

Shkrimi i plotë i Edmond Spahos:

Shume mire qe protestohet per ata qe vriten ne Palestine. Cdo jete njerezore eshte e cmuar. Po jetet e femijeve, grave dhe burrave izraelite a nuk jane njelloj te cmuara kur vriten nga raketat e Hamasit te cilat hidhen mbi zona te banuara nga civile?

Para se te ndermarrim veprime ne krah te njeres apo tjetres pale duhet te dime:

1.Hamas eshte organizate terroriste. Synimi i drejtuesve te tyre eshte te mbajne pushtetin ne zonat e kontrolluara palestineze. Jane kriminele dhe te korruptuar. Ju intereson statukuoja pa zgjidhje per ceshtjen palestinese sepse keshtu ju zgjatet sundimi mbi popullin palestinez. Ata e filluan kete konflikt sepse kane humbur mbeshtetjen midis palestinezeve te thjeshte per shkak te korrupsionit dhe mungeses se alternativave per zgjidhjen e konfliktit me izraelitet.

2.Izraeli eshte e vetmja demokraci funksionale ne rajon. Te gjitha shtetet arabe jane diktatura qe shtypin popujt e tyre duke ruajtur statukuone dhe konfliktin me Izraelin.

3.Hamas dhe organizata te tjera palestineze nuk kane asnje alternative per zgjidhjen e konfliktit mbi 70 vjecar me Izraelin, pervecse zhdukjen e shtetit izraelit. Izraeli ka pranuar zgjidhjen me dy shtete dhe krijimin e shtetit palestines. Hamas dhe PLO duan ta zhdukin Izraelin. A nuk kane izraelitet te drejte te jetojne ne shtetin e tyre? Kush eshte ne kete rast fajtor per konfliktin qe zgjat pafundesisht?

4.Palestina nuk e njeh Kosoven, e quan pjese te Serbise. Izraeli e ka njohur Kosoven dhe ka vendisur marredhenie diplomatike me te. Perse ne duhet te jemi kaq zemergjere dhe te perkrahim ata qe nuk na njohin dhe na quajne serbe?

A do na vijne mente ndonjehere dhe te veprojme sipas interesit kombetar, apo gjithmone do shitemi sipas lekeve qe ofrohen?

Ditën e djeshme, dhjetëra qytetarë protestuan në sheshin “Skënderbej” në mbështetje të Palestinës e cila prej një jave është përfshirë në një konflikt të përgjakshëm me Izraelin. Mes të pranishmëve në shesh kishte dhe shumë të rinj.

(kle.mu./dosja.al)

Rama është propozuar për president nga disa deputetë socialiste, mendoni se:

View Results

aktualitet aktualitet edmond spaho lufta izrael-palestine proteste ne tirane edmond spaho lufta izrael-palestine proteste ne tirane

Sondazh

Poll

"Injoranca nuk është argument" Nuk i pëlqeu pyetja, Rama prek në faqe gazetaren Ambrozia Meta

"Injoranca nuk është argument" Nuk i pëlqeu pyetja, Rama prek në faqe gazetaren Ambrozia Meta

Del VIDEOJA, Elia godet Princ Lekën: Familja ime të ka mbajtur me bukë

VIDEO/ Noka i jep Spiropalit pankartën, Ministrja ofrohet ta mbaj para fytyrës

Publikohen pamjet nga brenda bazës ajrore të Kuçovës, Komandanti: E gatshme për stërvitjen e trupave

Tempulli 2/ Me kanabis gati për shitje dhe shuma parash, arrestohen 4 të rinj në Tiranë

Dalin pamjet nga kasollja ku u vra 50-vjeçari në Durrës

Kontrabandonin ilaçe dhe telefona, arrestohen dy persona në Tiranë, sekuestrohen 47 iPhone

I vunë flakën eskavatorit me vlerë 150 mijë euro, arrestohen 2 autorët e ngjarjes

Reshjet e shiut dhe borës në vend, policia: Moderoni shpejtësinë e mos kryeni parakalime të gabuara

Kampioni Alvin Karaqi mes lotësh: Për besë u ndjeva si Gjergj Kastrioti kur mora flamurin

'Dokumentar horror'/ Berisha publikon pamjet: Do ju paraqes terrorin që Bajrajt ushtruan më 14 maj

Krimi në Bulqizë/ Fqinji: Po hante bukë në banesë kur erdhën dy makina!

Dosja "Gjici"/ Zv.kryetari i bashkisë së Kukësit shkon në SPAK

Newsroom 11 |XAMA: LAJMI I FUNDIT FAKE QË PASHË, ISHTE PËR MUA

Newsroom 11 |XAMA: KËSHILLË QYTETARËVE- MOS LEXONI VETËM NJË BURIM

Newsroom 11 | XAMA: GAZETARËT NUK SHKRUAJNË ME EMËR, KJO S'ËSHTË ETIKE

Xama në Newsroom: Lajmet e rreme përhapin panik! Më akuzuan se kisha marrë para për një shkrim

Muka në Newsroom: Në Shqipëri ka portale gjobaxhie, u bëjnë shantazh njerëzve

Xama në Newsroom: Fake News shpërndahet më shumë në Facebook e Tik Tok! Gazetarët të shkruajnë emrin

Newsroom 11 |Kush prodhon lajme të rreme në Shqipëri

Newsroom 10 |SENJA: NE S'REAGOJMË NDAJ GJUHËS SË URREJTJES

Newsroom 10 |HAZIZAJ: 'ÇOHU ENVER', PJESË E GJUHËS SË URREJTJES

Newsroom 10 | HAZIZAJ KEMI MARRËVESHJE PËR TË MBROJTUR 'VIKTIMAT'

Newsroom 10 |HAZIZAJ: GJUHA E URREJTJES KA SHKAKTUAR DHE KRIME

Newsroom 10 |GAZETARI: GJUHA E URREJTJES, PJESË E SHOQËRISË

Newsroom 10 |HAZIZAJ: GJUHA E URREJTJES, E FRIKSHME NË SHQIPËRI

Vidhnin në banesa duke përdorur çelësa të klonuar, vihet në pranga 1 person,nje tjeter në kërkim

Newsroom 10 |GJUHA E URREJTJES PËRDORET NGA POLITIKA, AMA TË KONTROLLOJË GJUHËN E URREJTJES

Newsroom 10 | HAZIZAJ: STEREOTIPET NXISIN GJUHËN E URREJTJES

Newsroom 10 | HAZIZAJ: GJUHA E URREJTJES LUFTOHET ME EDUKIM

Newsroom 10 | Gjuha e urrejtjes në media, si dhe kush e shpërndan?

Ndryshimet në PS/ Gjiknuri: S'është fundi, por fillimi i diçkaje të re.

Inceneratorët/ S’kam dhënë asnjë kontratë pa garë, ato janë publike!

Ndihet 'i shitur' nga Rama? Gjiknuri: Nuk ndjej braktisje, kam komunikim me të prej 20 vitesh

Klosi: Kemi primare reformimin e partisë, PS synon mandatin e katërt

U shkarkua si Sekretar i Përgjithshëm, Gjiknuri: PS edhe kur fiton, refekton!

Digjet shtëpia në Shkodër, në banesë ndodhej një i moshuar, përfundon në spital

Vazhdon përplasja në PD! Basha kërkon mbledhjen e Komisionit të Etikës për të, Bardhi: Shenjë humbje

Vrasja e Jetmirës/ Autori u dënua me 28 vite burg, nëna e viktimës: Duhet dënim përjetë!

Newsroom 9 | Kallanxhi: Threads? S`besoj se do zgjasë shumë

Newsroom 9 | Eksperti i IT: Mos merrni për bazë asgjë thuhet në rrjet

Newsroom 9 | Gazetarja: po ndodhin vrasje nga tik tok

Newsroom 9 | Eksperti i IT: Fake News dallohet vetëm po të jemi kritikë

Newsroom 9 | Kallanxhi: Shqiptarët besojnë gjithçka shohin në rrjet

Newsroom 9 | Eksperti i IT, Tomi Kallanxhi: Tik Tok ka "fake news" sepse s'ka censurë

Newsroom 9 | Gazetarja: Shqipëria do kohë të përshtatet me Tik Tok

Newsroom 9| Eksperti i IT: Çdo rrjet është i përkohshëm, duhet të kujdesemi për vlerat

A mund të mbyllet TikTok për Shqipërinë? Flet për Newsroom eksperi i IT

Fëmija mbyllet brenda në shtëpi, nëna e alarmuar njofton zjarrfikësit, NDËRHYRJA nga ballkoni

Newsroom/ Karabolli: Shqipëria do kohë të përshtatet me TikTok, e provuan edhe gazetarët, s’ia dolën