Politike

“A do të shpërndash Parlamentin?”, përgjigja surprizë e Presidentit Meta

  • Presidenti Ilir Meta është shprehur se në vijim do të ndërmarrë veprime me përgjegjësi për të mirën e vendit. Ai la të hapur edhe mundësinë se mund të shpërndajë edhe parlamentin.
    Përditësuar:

    Tiranë- Në konferencën e  jashtëzakonshme pas vendimit të djeshëm të Kolegjit Zgjedhor, presidenti Ilir Meta i është përgjigjur edhe pyetjes nëse do të shpërndajë apo jo parlamentin.

    Meta ka deklaruar se në vijim do të ndërmarrë veprime të mëtejshme për të cilat është shprehur se do t’i marrë me shumë qetësi. Ai nuk ka mohuar se nuk do të ndërmarrë edhe vendimin për të shpërndarë parlamentin.

    “Presidenti i Republikës do të bëjë shumë veprime me shumë qetësi dhe përgjegjësi për mbrojtjen e Kushtetutës dhe vendit. Veprimet do të jenë në vijim. Duhet  të themi se pa zgjedhje sipas standardeve nuk ka negociata. “, është shprehur ai.

    Për më shumë bëhu pjesë e grupit më viral në Facebook, Dosja.al

    Meta mbajti një konferencë për mediet dhe komentoi vendimin e djeshëm të Kolegjit. Zgjedhor. Meta tha se gjyqtarët ishin të trembur e shantazhuar nga maxhoranca. Ai KQZ-në e quajti Organizata Socialiste. Presidenti theksoi se zgjedhje në 30 qershor nuk do të ketë dhe i quajti imagjinare. Por shtoi se nëse mbahen do të jenë zgjedhje të brendshme partiake. Meta në deklaratë shtoi që do të jenë në atë zyrë deri në 2022 nga do fillojë dhe ri-ngritja e Republikës.

    J.V/Dosja.al

    Shto Koment