Aktualitet

A do të ndryshojë ora e mbylljes? Rakacolli: Do vijohet njësoj për një afat të pacaktuar, nuk hapen as fluturimet me Britaninë e Madhe

VIDEO
Gjatë mbledhjes me ministren Evis Kushi dhe Ogerta Manastirliu, Rakacolli tha se në një vendim të dytë, situata mund të ndryshojë.
Featured image of article: A do të ndryshojë ora e mbylljes? Rakacolli: Do vijohet njësoj për një afat të pacaktuar, nuk hapen as fluturimet me Britaninë e Madhe Mira Rakacolli

TIRANË– Mira Rakacolli, kryetarja e Komitetit Teknik të Ekspertëve është shprehur se fluturimet me Britaninë e Madhe do të mbeten të pezulluara për një afat të pacaktuara.

Gjatë mbledhjes me ministren Evis Kushi dhe Ogerta Manastirliu, Rakacolli tha se në një vendim të dytë, situata mund të ndryshojë.

Pjesë nga biseda

Për më shumë bëhu pjesë e grupit më viral në Facebook, Dosja.al

Rakacolli: Ajo që kemi parë me vëmendje në këto dy javë, është se është rritur incidenca tek moshat e reja. Edhe pse nuk ka shtrime në spital, por dhe të vdekjeve, këto tregues flasim për një vëmendje më të madhe për situatën dhe të ndalohet precipitimi i situatës në vend. Ndaj kemi vendosur që të vijohet me orën policore dhe të mos ketë fluturime me Britaninë e Madhe.

Evis Kushi: Shpresoj që shumë shpejt të gjithë së bashku ta kapërcejmë këtë situatë. Ju falenderoj shumë për të gjitha mendimaet e sugjerimet tuaja. Kështu do ta kapërcejmë këtë situatë.

Manastirliu: Faleminderit të gjithë anëtarëve të komitetit. Tendenca është drejt Universiteteve dhe duke pasur parasysh të gjitha rrethanat dhe riskun që mbartin grupmoshat e reja. Asnjë vendim nuk është i lehtë për tu marrë, por kemi vendosur të parin shëndetin dhe mirëqenien e qytetarëve. Vendimet që kemi marrë kanë qenë në favor të mirëqenies. Vendimet e Komitetit të Ekspertëve kanë për qëllim mbrojtjen e shëndetit. Asnjë vendim nuk është i lehtë. Duke qenë se vetë situata është dinamike edhe vendimet tona do të jenë të bazuara me këtë situatë, duke ulur dhe reduktuar risqet që mund të shkaktojnë problematika të theksuara në sistemin shëndetësor. Kjo është ajo që na udhëheq ne si Ministri. Komiteti Teknik i Ekspertëve do të jetë në një vlerësim të vazhdueshëm të situatës. jemi të hapur edhe me të gjitha çështjet e ngritura.

(f.m/dosja.al)

Një Koment në “A do të ndryshojë ora e mbylljes? Rakacolli: Do vijohet njësoj për një afat të pacaktuar, nuk hapen as fluturimet me Britaninë e Madhe

  1. Kjo Mira duhet te jape doreheqjen urgjentisht. Ka marre pjese ne fushaten e PS me me shume se 10 persona, rregull i vendosur nga ajo vete. Dhe si person publik i ndalohet te beje fushate 4 muaj para zgjedhjeve, sipas vendimit te KQZ te dhejtorit 2020. Dhe madje ka bere fushate ne orarin zyrtar te punes qe ndalohet me ligj. Ja pra ke kemi ne krye te komisionit anticovid, ushtaret e PSse.

Shto Koment