Aktualitet

‘A do të martoheshe sërish?’/ Humbi bashkëshortin 18 vite më parë, Valbona Mema tregohet e prerë: Do jetë i përjetshëm

Valbona Mema është pyetur nëse e ka menduar ndonjëherë të rimartohet apo do të vazhdojë të jetojë si nënë e ve. 
Featured image of article: ‘A do të martoheshe sërish?’/ Humbi bashkëshortin 18 vite më parë, Valbona Mema tregohet e prerë: Do jetë i përjetshëm Valbona Mema me fëmijët dhe Sokoli

TIRANË– Këngëtarja e njohur e muzikës popullore shqiptare, Valbona Mema ka folur për bashkëshortin e saj, i cili është ndarë nga jeta plot 18 vite më parë.

E ftuar në emisionin “Shiko kush luan”, Valbona është pyetur nëse e ka menduar ndonjëherë të rimartohet apo do të vazhdojë të jetojë si nënë e ve.

Unë jam shumë e lumtur që ruaj kujtimin e bashkëshortit dhe le të jetë i përjetshëm,”-u shpreh këngëtarja.

Për më shumë bëhu pjesë e grupit më viral në Facebook, Dosja.al

Bashkëshorti i këngëtares, Sokoli, u nda nga jeta shumë vite më parë si pasojë e një sëmundjeje të rëndë. Valbona ka treguar gjithmonë se ai ka qënë dashuria e jetës së saj, madje i ka dedikuar edhe një tatuazh ku ka gdhendur portretin e tij.

(k.m/dosja.al)

Shto Koment