Bota

A do të kthehet mbretëresha në fron pas mbarimit të pandemisë? Rriten spekulimet në Britani: Elizabeth mund të heq dorë nga mbretërimi

Mbretëresha  ishte personi që qëndroi më gjatë në pushtet që nga viti 2015, ku ka tejkaluar edhe mbretërimin e stërgjyshit të saj Viktoria.
Featured image of article: A do të kthehet mbretëresha në fron pas mbarimit të pandemisë? Rriten spekulimet në Britani: Elizabeth mund të heq dorë nga mbretërimi Mbretëresha Elizabeth.

BRITANI- Së fundmi në Britani janë përhapur spekulime të shumta se Mbretëresha Elizabeth mund të heq dorë nga froni i saj kjo pasi gjendja shëndetësore e saj sipas mediave të huaja nuk është mirë.

Mbretëresha  ishte personi që qëndroi më gjatë në pushtet që nga viti 2015, ku ka tejkaluar edhe mbretërimin e stërgjyshit të saj Viktoria. Por pas fillimit të pandemisë së Covid-19 pretendimet se ajo do të tërhiqet po rriten dita ditës.

Mbretëresha aktulisht është izoluar në Kështjellën Ëindsor me Princin Filip, 99 vjeç, dhe nuk ka asnjë informacion nëse ajo do të kthehet sërish në pallatin mbretëror.

“Jeta e Mbretëreshës ka qenë në rrezik gjatë krizës së pandemisë. Tani në mesin e viteve ’90, ajo do të ulet dhe do të shijojë vitet e saj të fundit apo do të vazhdojë të jetë si Mbretëresha me kohë të plotë e kombit të saj.”- shkruajnë mediat e huaja.

Për më shumë bëhu pjesë e grupit më viral në Facebook, Dosja.al

Dr. Anne Whitelock, një historian mbretëror, tha: Ekzistojnë shumë spekulime që Mbretëresha një ditë mund të duhet të heqë dorë.

Burimi:.express

(A.K.Dosja.al)

Shto Koment