LIVE UPDATES
Bota

A do të ketë më shumë drejtësi në SHBA pas rastit të George Floyd?

17 Maj 2021, 20:34 Nga DOSJA
A do të ketë më shumë drejtësi në SHBA pas rastit

SHBA– Të nxitur nga vendimi në çështjen e vrasjes së George Floydit, të afërmit e viktimave të tjera të dyshuara të brutalitetit të policisë në Shtetet e Bashkuara, duan që çështjet e tyre të rihapen. Por nuk është aq e qartë nëse kërkesa a tyre për drejtësi mund të marrë përgjigje. Ju njoftojmë që ky material përmban fjalor dhe video që disa mund t’i konsiderojnë shqetësuese.

Leonard Shand u vra me armë zjarri nga policia në 26 shtator 2019, vetëm disa hapa larg vendit ku janë motra dhe vëllai i tij, Tracy dhe Paul. Avokati i familjes i tregoi Zërit të Amerikës video që kishte siguruar nga autoritetet.

Ajo tregon një incident prej 40 minutash me 10 oficerë nga tre departamente të Qarkut Prince George, Marilend. Ata kërkuan që Shand të dorëzonte dy thika. Familja thotë se policia përdori forcë të tepruar dhe e acaroi gjendjen që përfundimisht çoi në vdekjen e tij me armë zjarri.

“E vranë para se ekipi i ndërhyrjes të mbërrinte. Ai nuk u besonte policëve kështu që kjo do të kishte sjellë një ndryshim absolut. Dhe mos harroni që ai nuk ishte në asnjë moment armiqësor, ai u acarua kur u përpoqën ta godisnin me makinë, kur u përpoqën ta shkelmonin “, thotë Tracy.

Në Shtetet e Bashkuara, sistemi i drejtësisë i trajton rastet e pretenduara të brutalitetit të policisë – si çështje penale ose civile, ndonjëherë si të dyja. Për shkak se është policia ajo që heton krimet, ka automatikisht një konflikt interesi.

“Familja e viktimës mund të ngrejë padi civile kundër një oficeri për çdo lloj viktimizimi që pëson një individ dhe anëtarët e familjes së tij. Akuzat penale duhet të ngrihen nga qeveria. Polemika është se prokurorët mbështeten tek policia për t’i siguruar ato prova “, thotë Prof. Janice Iwama, e Fakultetit të Drejtësisë në Universitetin Amerikan.

Është edhe çështja e transparencës. Në Merilend shtete të tjera, një juri e madhe e përbërë nga qytetarë të zakonshëm, analizon provat nga policia dhe prokurorët për të vendosur nëse policët duhen akuzuar.

“Problemi është se juria është sekrete. Ajo diskuton pas dyerve të mbyllura me një prokuror, asnjë avokat tjetër për viktimën. Ne as nuk dimë se çfarë akuzash u sugjeruan”, thotë Darragh Inman, Avokat i Familjes Shand.

Juria e madhe votoi për të mos akuzuar oficerët e përfshirë në rastin Shand. Prokurorja e quajti procesin të plotë dhe transparent dhe tha se nuk është e hapur për ta rishikuar atë.

“Eksperti për përdorimin e forcës analizoi çdo këndvshtrim, shqyrtoi çdo video, çdo deklaratë të dëshmitarëve dhe zbatoi ligjin”, thotë prokurorja Aisha Braveboy.

Sindikata e Policëve ka kundërshtuar përpjekjet për të rihapur çështjet në të gjithë vendin, përfshirë atë të zotit Shand.

“Unë shqetësohem se kjo do të sillte rihapjen dhe mbajten hapur të çështjeve për një kohë të pacaktuar derisa të merrej përgjigjia që njerëzit duan të marrin dhe sistemi ynë i drejtësisë nuk funksionon kështu”, thotë Will Milam i Sindikatës.

Ka pasur presion politik për disa raste shumë publike, si vdekja e Michael Brown-it në Ferguson në vitin 2014, 12-vjeçarit Tamir Rice në Cleveland dhe vdekja e vitit 2015 e Freddie Grey-t nga dëmtimet e shtyllës kurrizore pas arrestimit të tij në Baltimore.

“Edhe kur një oficer nuk akuzohet nga juria e madhe, kjo nuk do të thotë që njerëzit nuk e kuptojnë se ajo që ndodhi nuk ishte e rëndë. Dhe shpesh ndryshimi ndodh në gjykatën civile”, thotë Rashawn Ray, Profesor Sociologjie në Universitetin e Merilendit.

Zgjidhja e çështjeve civile paguhet nga shtetet, qytetet dhe qarqet me sigurime dhe / ose para të taksapaguesve. I ashtuquajturi “imunitet i selektiv” mbron oficerë të veçantë nga përgjegjësia financiare personale për veprimet në detyrë.

“Është diçka shumë e diskutueshme, është një çështje që jo vetëm po trajtohet në nivelin shtetëror dhe lokal, por edhe në shkallë vendi”, thotë prokurorja Braveboy.

Legjislacioni që shfuqizon “imunitetin selektiv” u miratua nga Dhoma e Përfaqësuesve në Mars. Zonja Braveboy tha se qarku i saj po përmirëson trajnimin e policisë dhe po forcon njësitë e shëndetit mendor. Ajo gjithashtu mirëpriti paketën e reformës policore që miratoi Merilendi kohët e fundit.

Motra dhe vëllai i Leonard Shandit e dinë se ka pak shanse të fillojë një hetim i ri penal dhe shpresojnë të gjejnë drejtësi përmes një procesi gjyqësor civil.

Por ata e dinë që ato nuk mund të jenë kurrë mjaft. Edhe një shpërblim financiar nuk do ta rikthente Leonardin.

“Është një jetë njeriu, kështuqë çfarë mund ta kompensojë atë? Ndiej dhimbje në zemër sepse e di se çfarë donte të bënte dhe çfarë po bënte me jetën e tij. Dhe jeta iu pre në mes dhe kjo është një gjë e tmerrshme, e tmerrshme. ”

Marrë nga VOA.

Rama është propozuar për president nga disa deputetë socialiste, mendoni se:

View Results

bota bota aisha braveboy darragh inman vrasja e george floyd aisha braveboy darragh inman vrasja e george floyd

Sondazh

Poll

VIDEO-VIRALE/ Po fliste në Rrugën e Salës, demokrati 'kapet mat' nga gruaja

VIDEO-VIRALE/ Po fliste në Rrugën e Salës, demokrati 'kapet mat' nga gruaja

"Injoranca nuk është argument" Nuk i pëlqeu pyetja, Rama prek në faqe gazetaren Ambrozia Meta

Del VIDEOJA, Elia godet Princ Lekën: Familja ime të ka mbajtur me bukë

VIDEO/ Noka i jep Spiropalit pankartën, Ministrja ofrohet ta mbaj para fytyrës

Publikohen pamjet nga brenda bazës ajrore të Kuçovës, Komandanti: E gatshme për stërvitjen e trupave

Tempulli 2/ Me kanabis gati për shitje dhe shuma parash, arrestohen 4 të rinj në Tiranë

Dalin pamjet nga kasollja ku u vra 50-vjeçari në Durrës

Kontrabandonin ilaçe dhe telefona, arrestohen dy persona në Tiranë, sekuestrohen 47 iPhone

I vunë flakën eskavatorit me vlerë 150 mijë euro, arrestohen 2 autorët e ngjarjes

Reshjet e shiut dhe borës në vend, policia: Moderoni shpejtësinë e mos kryeni parakalime të gabuara

Kampioni Alvin Karaqi mes lotësh: Për besë u ndjeva si Gjergj Kastrioti kur mora flamurin

'Dokumentar horror'/ Berisha publikon pamjet: Do ju paraqes terrorin që Bajrajt ushtruan më 14 maj

Krimi në Bulqizë/ Fqinji: Po hante bukë në banesë kur erdhën dy makina!

Dosja "Gjici"/ Zv.kryetari i bashkisë së Kukësit shkon në SPAK

Newsroom 11 |XAMA: LAJMI I FUNDIT FAKE QË PASHË, ISHTE PËR MUA

Newsroom 11 |XAMA: KËSHILLË QYTETARËVE- MOS LEXONI VETËM NJË BURIM

Newsroom 11 | XAMA: GAZETARËT NUK SHKRUAJNË ME EMËR, KJO S'ËSHTË ETIKE

Xama në Newsroom: Lajmet e rreme përhapin panik! Më akuzuan se kisha marrë para për një shkrim

Muka në Newsroom: Në Shqipëri ka portale gjobaxhie, u bëjnë shantazh njerëzve

Xama në Newsroom: Fake News shpërndahet më shumë në Facebook e Tik Tok! Gazetarët të shkruajnë emrin

Newsroom 11 |Kush prodhon lajme të rreme në Shqipëri

Newsroom 10 |SENJA: NE S'REAGOJMË NDAJ GJUHËS SË URREJTJES

Newsroom 10 |HAZIZAJ: 'ÇOHU ENVER', PJESË E GJUHËS SË URREJTJES

Newsroom 10 | HAZIZAJ KEMI MARRËVESHJE PËR TË MBROJTUR 'VIKTIMAT'

Newsroom 10 |HAZIZAJ: GJUHA E URREJTJES KA SHKAKTUAR DHE KRIME

Newsroom 10 |GAZETARI: GJUHA E URREJTJES, PJESË E SHOQËRISË

Newsroom 10 |HAZIZAJ: GJUHA E URREJTJES, E FRIKSHME NË SHQIPËRI

Vidhnin në banesa duke përdorur çelësa të klonuar, vihet në pranga 1 person,nje tjeter në kërkim

Newsroom 10 |GJUHA E URREJTJES PËRDORET NGA POLITIKA, AMA TË KONTROLLOJË GJUHËN E URREJTJES

Newsroom 10 | HAZIZAJ: STEREOTIPET NXISIN GJUHËN E URREJTJES

Newsroom 10 | HAZIZAJ: GJUHA E URREJTJES LUFTOHET ME EDUKIM

Newsroom 10 | Gjuha e urrejtjes në media, si dhe kush e shpërndan?

Ndryshimet në PS/ Gjiknuri: S'është fundi, por fillimi i diçkaje të re.

Inceneratorët/ S’kam dhënë asnjë kontratë pa garë, ato janë publike!

Ndihet 'i shitur' nga Rama? Gjiknuri: Nuk ndjej braktisje, kam komunikim me të prej 20 vitesh

Klosi: Kemi primare reformimin e partisë, PS synon mandatin e katërt

U shkarkua si Sekretar i Përgjithshëm, Gjiknuri: PS edhe kur fiton, refekton!

Digjet shtëpia në Shkodër, në banesë ndodhej një i moshuar, përfundon në spital

Vazhdon përplasja në PD! Basha kërkon mbledhjen e Komisionit të Etikës për të, Bardhi: Shenjë humbje

Vrasja e Jetmirës/ Autori u dënua me 28 vite burg, nëna e viktimës: Duhet dënim përjetë!

Newsroom 9 | Kallanxhi: Threads? S`besoj se do zgjasë shumë

Newsroom 9 | Eksperti i IT: Mos merrni për bazë asgjë thuhet në rrjet

Newsroom 9 | Gazetarja: po ndodhin vrasje nga tik tok

Newsroom 9 | Eksperti i IT: Fake News dallohet vetëm po të jemi kritikë

Newsroom 9 | Kallanxhi: Shqiptarët besojnë gjithçka shohin në rrjet

Newsroom 9 | Eksperti i IT, Tomi Kallanxhi: Tik Tok ka "fake news" sepse s'ka censurë

Newsroom 9 | Gazetarja: Shqipëria do kohë të përshtatet me Tik Tok

Newsroom 9| Eksperti i IT: Çdo rrjet është i përkohshëm, duhet të kujdesemi për vlerat

A mund të mbyllet TikTok për Shqipërinë? Flet për Newsroom eksperi i IT

Fëmija mbyllet brenda në shtëpi, nëna e alarmuar njofton zjarrfikësit, NDËRHYRJA nga ballkoni