Aktualitet

A do të ketë mbyllje sërish? Manastirliu qetëson qytetarët: S’e shohim si mundësi, por do ketë vlerësim nga ekspertët

Ministrja u pyet nëse do të ketë mbyllje sërish, por për këtë gjë qetësoi qytetarët duke thënë se nuk parashikohet që të bëhet një gjë e tillë.
Featured image of article: A do të ketë mbyllje sërish? Manastirliu qetëson qytetarët: S’e shohim si mundësi, por do ketë vlerësim nga ekspertët Ogerta Manastirliu, ministre e Shëndetësisë

TIRANË- Ministrja e Shëndetësisë, Ogerta Manastirliu, ka folur sot për masat që mund të marrë qeveria në lidhje me situatën e COVID-19. E fuar në emisionin “Top Talk” në Top Channel, Ministrja u pyet nëse do të ketë mbyllje sërish, por për këtë gjë qetësoi qytetarët duke thënë se nuk parashikohet që të bëhet një gjë e tillë.

Më tej ministrja shtoi se duke parë numrin e lartë të rasteve ekspertët e shëndetësisë po bëjnë vlerësim dinamik në terren.

Nuk parashikojmë mbyllje, por do ketë vlerësim dinamik gjithësesi nga ekspertët. Por dua të theksoj ndërgjegjësimin e individit në raport me sitatën, Është ky një apel që duhet nga të gjithë edhe nga mediat. Qytetarët duhet ta kuptojnë përmasën e situatës. Ju bëj thirrje qytetarëve të mbajnë maskë në ambientet e mbyllura”, u shpreh ajo.

Për më shumë bëhu pjesë e grupit më viral në Facebook, Dosja.al

Pak ditë më parë shefja e sëmundjeve epidemiologjike në ISHP, Silva Bino u shpreh se duhet të mbyllen sërish fundjavat për të ulur numrin e të infektuarve. Edhe pse është folur shumë për një mbyllje, sërish nuk është marrë asnjë vendim i tillë.

Kjo deklaratë vjen në një kohë kur 2 viktima të tjera janë shënuar nga COVID-19 në 24 orët e fundit. 117 persona janë të infektuar ndërsa 68 janë shëruar nga koronavirusi. Në 24 orët e fundit ka shtim të pacienteve të shtruar, ku aktualisht janë 85 pacientë në spital, 10 pacientë janë në terapi intensive dhe 4 prej tyre janë të intubuar, në gjendje të rëndë.

(A.B. Dosja.al)

Shto Koment