LIVE UPDATES
Bota

A do të ketë kryeministër shqiptar Maqedonia e Veriut?

22 Janar 2022, 17:36 Nga DOSJA
A do të ketë kryeministër shqiptar Maqedonia e Veriut?

Ndryshimet në modelin zgjedhor që pritet të propozohen nga opozita maqedonase, ngrenë dilemën nëse në tre muajt e fundit të mandatit të Qeverisë do të ketë ndërrim të kryeministrit, apo nëse kreu i ekzekutivit do të jetë shqiptar. VMRO DPMNE-ja thotë se do të propozojë ndryshimin e modelit aktual, respektivisht të mos ketë qeveri teknike në fund të mandatit të ekzekutivit.

Qeveria teknike, ku merr pjesë edhe opozita, kishte nisur të zbatohet që në zgjedhjet e vitit 2016, bazuar në një marrëveshje mes partive për zgjidhjes e krizës politike. Një qeveri e tillë kishte mandatin për organizimin dhe mbarëvajtjen e procesit zgjedhor, që rezultati i tyre të jetë i pranueshëm për të gjitha partitë politike.

“Jemi duke e përgatitur dhe ditëve në vijim do të propozojmë ndryshimin e modelit zgjedhor, i cili nuk do të parashohë të ketë qeveri teknike në 100 ditët e fundit të funksionimit të ekzekutivit, përkatësisht nuk do të ketë 100 ditë humbje kohe për qytetarët e Maqedonisë. Do të mbetet vetëm afati kushtetues 45-60 ditë”, ka deklaruar kryetari i VMRO DPMNE-së, Hristijan Mickoski.

Për heqjen e qeverisë teknike ishin dakorduar edhe ish-kryeministri Zoran Zaev me liderin e VMRO DPMNE-së, Hristijan Mickoski, në një debat televiziv, më 30 qershor 2020, por që atëherë nuk ka pasur asnjë nismë për këtë çështje. Ndërkohë, në zgjedhjet parlamentare në vitin 2020, BDI-ja doli në zgjedhje me moton, “Për kryeministrin e parë shqiptar”, por kjo nuk u arrit për shkak se kryeministri, bazuar në Kushtetutë, zgjidhet nga partia fituese e zgjedhjeve, megjithatë, BDI dhe LSDM arritën marrëveshje që në zgjedhjet e radhës kurdo që të mbahen ato në tre muajt e fundit të mandatit, apo qeverinë teknike ta udhëheq një kryeministër shqiptar.

BDI-ja mbetet në kërkesën e saj për kryeministër shqiptar, pavarësisht nëse do të hiqet ose jo qeveria teknike dhe beson se kjo do të mbështetet nga të gjitha partitë politike, si një e arritur e re, sipas BDI-së, që do të dëshmojë pjekurinë demokratike të Maqedonisë së Veriut.

“Premtimi për kryeministrin e parë shqiptar në 100-ditëshin e fundit të mandatit të Qeverisë, të propozuar nga Bashkimi Demokratik për Integrim, tashmë ka përkrahjen e Lidhjes Social Demokrate, por jo vetëm, pasi ka përkrahjen edhe të VMRO DPMNE-së si dhe të subjekteve politike shqiptare në opozitë. Kjo arritje do të bëhet realitet dhe padyshim se do të jetë tregues i pjekurisë demokratike të Maqedonisë së Veriut dhe promotor më i mirë i vlerave proevropiane të bashkëjetesës dhe përparimit”, ka deklaruar Arbër Ademi, kryetar i Grupit Parlamentar të BDI-së.

Temelko Ristevski, njohës i çështjeve të Kushtetutës, thotë për Radion Evropa e Lirë, se paralajmërimi për heqjen e qeverisë teknike është i mirëseardhur për faktin se një format i tillë, sipas tij, është i panevojshëm dhe krijon imazh të keq për vendin.

“Qeveria teknike bëhet me qëllimin e vetëm organizimin e zgjedhjeve, që ato të jetë të lira, demokratike dhe të pranueshme për të gjitha palët. Mendoj se një qeveri e tillë është joproduktive, e panevojshme, në veçanti për një shtet anëtar të NATO-s dhe një shtet që pret nisjen e bisedimeve për anëtarësim në Bashkimin Evropian. Formate të tilla të qeverive mund të ketë në vende jodemokratike, apo në ato shtete ku vërtet ka mosbesim të tillë në institucionet, apo që akuzohen për mungesë të demokracisë dhe respektimin e së drejtës më elementare, të drejtën e votës”, thotë Ristevski.

Por, ai gjithashtu kundërshton edhe idenë e ndryshimit të Qeverisë pak para zgjedhjeve vetëm sa për të plotësuar kërkesën e një partie për të pasur kryeministër. Ristevski thotë se në këtë rast, gjithashtu, humbet shumë kohë dhe nuk arrihet asgjë përveç plotësohet dëshira e një partie politike.

“Në rast se anulohet vendimi që të ketë qeveri teknike dhe në anën tjetër të insistohet në kryeministër shqiptar, kjo do të shkaktojë probleme të mëdha, meqë në këtë rast, me dorëheqjen e kryeministrit, për t’i lënë vendin kryeministrit të ri, duhet të dorëhiqet e gjithë Qeveria. Dorëheqja duhet të konstatohet nga Kuvendi, të caktohet mandatar i ri, të rrjedhin afatet ligjore prej 20 ditëve dhe në fund të zgjidhet Qeveri e re që do të kishte mandat vetëm tre muaj. Kjo më duket e palogjikshme, joproduktive, humbje kohë, harxhime e shumë procedura të tjera, vetëm për të plotësuar dëshirën e një partie politike”, vlerëson Risteski.

BDI-ja, përveç se me kërkesën për kryeministër shqiptar, në disa raste ka dalë edhe me kërkesën tjetër për president shqiptar. Me një kërkesë të tillë ka dalë pas bojkotit të zgjedhjeve presidenciale të vitit 2014 pasi ishte refuzuar kërkesa e saj për gjetjen e një kandidati konsensual për president.

Marrë nga REL

Ndihmës-Sekretarja e Shtetit takoi Alibeajn, ndërsa Paloka deklaroi se ka firmosur peticionin kundër ambasadores Kim. Çfarë do të thotë kjo për PD?

View Results

rajoni rajoni maqedoni e veriut shkup vmro-dpmne maqedoni e veriut shkup vmro-dpmne

Sondazh

Poll
Bota 22 Janar 2022, 14:01

DW: Situatë e rënduar pandemie në Kosovë

KOSOVË- Nga dita e shtunë (22.01) Kosova ashpërson masat kundër përhapjes së koronavirusit për shkak të rritjes së madhe të numrit të të infektuarve me Cov...

VIDEO-VIRALE/ Po fliste në Rrugën e Salës, demokrati 'kapet mat' nga gruaja

VIDEO-VIRALE/ Po fliste në Rrugën e Salës, demokrati 'kapet mat' nga gruaja

"Injoranca nuk është argument" Nuk i pëlqeu pyetja, Rama prek në faqe gazetaren Ambrozia Meta

Del VIDEOJA, Elia godet Princ Lekën: Familja ime të ka mbajtur me bukë

VIDEO/ Noka i jep Spiropalit pankartën, Ministrja ofrohet ta mbaj para fytyrës

Publikohen pamjet nga brenda bazës ajrore të Kuçovës, Komandanti: E gatshme për stërvitjen e trupave

Tempulli 2/ Me kanabis gati për shitje dhe shuma parash, arrestohen 4 të rinj në Tiranë

Dalin pamjet nga kasollja ku u vra 50-vjeçari në Durrës

Kontrabandonin ilaçe dhe telefona, arrestohen dy persona në Tiranë, sekuestrohen 47 iPhone

I vunë flakën eskavatorit me vlerë 150 mijë euro, arrestohen 2 autorët e ngjarjes

Reshjet e shiut dhe borës në vend, policia: Moderoni shpejtësinë e mos kryeni parakalime të gabuara

Kampioni Alvin Karaqi mes lotësh: Për besë u ndjeva si Gjergj Kastrioti kur mora flamurin

'Dokumentar horror'/ Berisha publikon pamjet: Do ju paraqes terrorin që Bajrajt ushtruan më 14 maj

Krimi në Bulqizë/ Fqinji: Po hante bukë në banesë kur erdhën dy makina!

Dosja "Gjici"/ Zv.kryetari i bashkisë së Kukësit shkon në SPAK

Newsroom 11 |XAMA: LAJMI I FUNDIT FAKE QË PASHË, ISHTE PËR MUA

Newsroom 11 |XAMA: KËSHILLË QYTETARËVE- MOS LEXONI VETËM NJË BURIM

Newsroom 11 | XAMA: GAZETARËT NUK SHKRUAJNË ME EMËR, KJO S'ËSHTË ETIKE

Xama në Newsroom: Lajmet e rreme përhapin panik! Më akuzuan se kisha marrë para për një shkrim

Muka në Newsroom: Në Shqipëri ka portale gjobaxhie, u bëjnë shantazh njerëzve

Xama në Newsroom: Fake News shpërndahet më shumë në Facebook e Tik Tok! Gazetarët të shkruajnë emrin

Newsroom 11 |Kush prodhon lajme të rreme në Shqipëri

Newsroom 10 |SENJA: NE S'REAGOJMË NDAJ GJUHËS SË URREJTJES

Newsroom 10 |HAZIZAJ: 'ÇOHU ENVER', PJESË E GJUHËS SË URREJTJES

Newsroom 10 | HAZIZAJ KEMI MARRËVESHJE PËR TË MBROJTUR 'VIKTIMAT'

Newsroom 10 |HAZIZAJ: GJUHA E URREJTJES KA SHKAKTUAR DHE KRIME

Newsroom 10 |GAZETARI: GJUHA E URREJTJES, PJESË E SHOQËRISË

Newsroom 10 |HAZIZAJ: GJUHA E URREJTJES, E FRIKSHME NË SHQIPËRI

Vidhnin në banesa duke përdorur çelësa të klonuar, vihet në pranga 1 person,nje tjeter në kërkim

Newsroom 10 |GJUHA E URREJTJES PËRDORET NGA POLITIKA, AMA TË KONTROLLOJË GJUHËN E URREJTJES

Newsroom 10 | HAZIZAJ: STEREOTIPET NXISIN GJUHËN E URREJTJES

Newsroom 10 | HAZIZAJ: GJUHA E URREJTJES LUFTOHET ME EDUKIM

Newsroom 10 | Gjuha e urrejtjes në media, si dhe kush e shpërndan?

Ndryshimet në PS/ Gjiknuri: S'është fundi, por fillimi i diçkaje të re.

Inceneratorët/ S’kam dhënë asnjë kontratë pa garë, ato janë publike!

Ndihet 'i shitur' nga Rama? Gjiknuri: Nuk ndjej braktisje, kam komunikim me të prej 20 vitesh

Klosi: Kemi primare reformimin e partisë, PS synon mandatin e katërt

U shkarkua si Sekretar i Përgjithshëm, Gjiknuri: PS edhe kur fiton, refekton!

Digjet shtëpia në Shkodër, në banesë ndodhej një i moshuar, përfundon në spital

Vazhdon përplasja në PD! Basha kërkon mbledhjen e Komisionit të Etikës për të, Bardhi: Shenjë humbje

Vrasja e Jetmirës/ Autori u dënua me 28 vite burg, nëna e viktimës: Duhet dënim përjetë!

Newsroom 9 | Kallanxhi: Threads? S`besoj se do zgjasë shumë

Newsroom 9 | Eksperti i IT: Mos merrni për bazë asgjë thuhet në rrjet

Newsroom 9 | Gazetarja: po ndodhin vrasje nga tik tok

Newsroom 9 | Eksperti i IT: Fake News dallohet vetëm po të jemi kritikë

Newsroom 9 | Kallanxhi: Shqiptarët besojnë gjithçka shohin në rrjet

Newsroom 9 | Eksperti i IT, Tomi Kallanxhi: Tik Tok ka "fake news" sepse s'ka censurë

Newsroom 9 | Gazetarja: Shqipëria do kohë të përshtatet me Tik Tok

Newsroom 9| Eksperti i IT: Çdo rrjet është i përkohshëm, duhet të kujdesemi për vlerat

A mund të mbyllet TikTok për Shqipërinë? Flet për Newsroom eksperi i IT

Fëmija mbyllet brenda në shtëpi, nëna e alarmuar njofton zjarrfikësit, NDËRHYRJA nga ballkoni