Politike

A do të ketë dhunë në 30 qershor? Rama: Shqiptarët nuk do vriten se s’ska pushtet Saliu

Rama tha se shqiptarët nuk janë budallenj të vriten me njëri tjetrin. Rama u shpreh se askush nuk vriet se do që të marrë prapë pushtetin Saliu.
Featured image of article: A do të ketë dhunë në 30 qershor? Rama: Shqiptarët nuk do vriten se s’ska pushtet Saliu Edi Rama, Kryeminsitër i Shqipërisë

TIRANË- Kryeministri Edi Rama ka treguar edhe njëherë vendosmërinë e tij se zgjedhjet do të mbahen ne 30 qershor dhe nuk do të ketë shtyrje.

Gjatë emsionit “Opnion” moderatori Blendi Fevziu mori një prej qytetarëve që kishte të ftuar dhe i tha Ramës që ta qetësonte, pasi ai ishte i shqetësuar se në qershor mund të kishte dhunë, pasi opozita ka bërë thirrje që do të bllokojë zgjedhjet.

Fevziu pyeti Ramën se si do qetësonte qytetarët të cilët kanë frikë se atë ditë në zgjehdje mund të përlasen me kushërinjtë apo komshinjtë që janë më PD-në dhe nuk lejojnë të tjerët të votojnë.

“Nuk do vriten shqiptarët me njëri-tjetrin se nuk janë budallenj. Nuk vriten shqiptarët se është gati Saliu që të djegë Shqipërinë sa herë nuk ka pushtet. Ju prandaj e thoni këtë se nuk njihini popullin”, u shpreh Rama.

(A.B. Dosja.al)

Shto Koment