Politike

A do të jetë sërish deputet? Përgjigjet Berisha: Do të vazhdoj betejën në Kuvend! E vërteta e përballjes me Ramën në qarkun e Durrësit

I pyetur se pse nuk kandidon përballë kryeministrit Edi Rama në qarkun e Durrësit, Berisha është shprehur se nuk është ai në krye të betejës, por është në betejë në pozicionin e tij.
Featured image of article: A do të jetë sërish deputet? Përgjigjet Berisha: Do të vazhdoj betejën në Kuvend! E vërteta e përballjes me Ramën në qarkun e Durrësit Sali Berisha

TIRANË– Ish-kryeministri Sali Berisha ka konfirmuar se do të jetë pjesë e listës së kandidatëve për deputetë të Partisë Demokratike në zgjedhjet parlamentare të 25 prillit. I ftuar në emisionin “Çim Peka Live”, Berisha është shprehur se do ta vazhdojë betejen e tij politike për arritjen e qëllimeve të PD.

“Do të vazhdoj betejën. Do të shoh situatën dhe rrethanat. Nga beteja nuk tërhiqem kurrë”, ka thënë Berisha në Syri Tv.

Ndërsa i pyetur se pse nuk kandidon përballë kryeministrit Edi Rama në qarkun e Durrësit, Berisha është shprehur se nuk është ai në krye të betejës, por është në betejë në pozicionin e tij.

Për më shumë bëhu pjesë e grupit më viral në Facebook, Dosja.al

Duke lënë kështu të kuptohet se fushatën e Durrës do ta udhëheq, kryedemokrati Lulzim Basha. Megjithatë ende asnjë nuk është konfirmuar nga selia blu.

(k.m/dosja.al)

Shto Koment