Bota

A do të festohen festat e fundvitit në Angli? Prezantohet plani me masat e reja antiCOVID

Sipas 'The Sun' familjet mund të takohen dhe të udhëtojnë për të parë të dashurit e tyre, përfshirë kalimin e kufijve. 
Featured image of article: A do të festohen festat e fundvitit në Angli? Prezantohet plani me masat e reja antiCOVID krishtlindje

ANGLI– Kufizime të reja do të merren në Angli pas përfundimit të karantinës më 2 dhjetor.

“Plani dimëror Covid” i Johnson do të paraqitet ditën e sotme përpara deputetëve dhe do të konsistojë në përshkrimin e masave të reja shtrënguese për parandalimin e infektimeve në vend. Në këtë plan do të diskutohet në lidhje me festimet e Krishtlindjeve dhe Vitit të Ri, nëse do të këtë lehtësime apo shtrëngime në masa.

Mirëpo deri më tani thuhet se deri në katër familje mund të lejohen të takohen së bashku gjatë periudhës festive muajin tjetër. Kjo i shpëton disi festimet e Krishtlindjeve për anglezët. Gjithashtu, është sugjeruar që ora policore, mund të shtyhet nga ora 22,00 ne 23.00 për të lejuar klientët të përfundojnë vaktet dhe pijet e tyre nëpër pub-e e restorante.

Për më shumë bëhu pjesë e grupit më viral në Facebook, Dosja.al

Sipas ‘The Sun’ familjet mund të takohen dhe të udhëtojnë për të parë të dashurit e tyre, përfshirë kalimin e kufijve.

Vendimi do të merret sot nga kryeministri Boris Johnson!

(A.B)/Dosja.al

Shto Koment