Politike

A do takohet me Metën? Rama: Integrimi nuk është muhabet, jam gati të ulem me Presidentin në çdo kohë

VIDEO
Kreu i qeverisë shprehu gatishmërinë e tij që të takohet me Metën dhe të diskutojë për çështje të cilat kanë të bëjnë me integrimin e vendit në BE.
Featured image of article: A do takohet me Metën? Rama: Integrimi nuk është muhabet, jam gati të ulem me Presidentin në çdo kohë Edi Rama, Kryeministër i Shqipërisë

TIRANË– Kryeministri Edi Rama ka prezantuar sot kryenegociatorin e Shqipërinë për tryezën me Bashkimin Evropian. Në konferencën për mediat, Rama është pyetur dhe për një takim të mundshëm me Presidentin, Ilir Meta.

Kreu i qeverisë shprehu gatishmërinë e tij që të takohet me Metën dhe të diskutojë për çështje të cilat kanë të bëjnë me integrimin e vendit në BE.

Për më shumë bëhu pjesë e grupit më viral në Facebook, Dosja.al

Integrimi nuk është muhabet, nuk kam pasur ndonjë orë për muhabet me Metën, ka ura ndërveprimi si proces, dhe ne këtë drejtim kemi qenë së bashku në tryezën e mëparshme, dhe unë do jem kudo ku kërkohet prezenca ime, dhe mendoj qe dhe presidenti do jetë. Dhe mendoj se Meta kur do që do të flas me mua për integrimin, do ulem, mjafton mos te jetë për një datë zgjedhjesh mbi një kushtetutë imagjinare”, tha Rama.

Kryeministri Edi Rama ka prezantuar ditën e sotme kryenegociatorin e Shqipërinë në Bashkimin Europian, Zef Mazi. Ai është shprehur se për hapjen e negocitave nuk kan 15 kushte, por me mijëra. Rama theksoi se qeveria nuk “i lan duart” për çështjen e negociatave me krijimin e grupit negociator.

(A.B. Dosja.al)

Shto Koment