Politike

A do ta padiste Haradinajn? Pandeli Majko del kundër Ramës, i përgjigjet pyetjes sinqerisht: As që diskutohet…

Ministri i Diasporës, Pandeli Majko në fjalën e tij ka komentuar vizitën e kryeministrit Edi Rama në Prishtinë, duke e cilësuar si pozitive dhe mbështetëse.
Featured image of article: A do ta padiste Haradinajn? Pandeli Majko del kundër Ramës, i përgjigjet pyetjes sinqerisht: As që diskutohet… Pandeli Majko dhe Ramush Haradinaj

TIRANË– Ministri i Diasporës, Pandeli Majko ka qënë i ftuar në emisionin “A show”, për të folur lidhur me zhvillimet më të fundit në Kosovë.

Majko në fjalën e tij ka komentuar vizitën e kryeministrit Edi Rama në Prishtinë, duke e cilësuar si pozitive dhe mbështetëse.

Por i pyetur nga moderator Adi Krasta nëse edhe Majko do të bënte të njëjtin akt që bëri edhe kryeministri Rama për paditjen e Ramush Haradinajt, ministri u përgjigj shkurt e prerë.

“As që diskutohet që jo,“-tha ai.

Për më shumë bëhu pjesë e grupit më viral në Facebook, Dosja.al

POR PËRSE E PADITI RAMA-HARANDINAJN?

Kryeministri kishte paditur Haradinajn për shpifje, pasi e konsideronte të gënjeshtërt deklaratën e tij se Rama kishte lidhje me idenë e shkëmbimit të territoreve mes Kosovës dhe Serbisë. Sot Rama njoftoi se e kishte tërhequr padinë.

(k.m./dosja.al)

Shto Koment