Aktualitet

“A do përdoret terapia plazmatike për të infektuarit me COVID?”/Albana Fico: Në Shqipëri do të duhet shumë kohë që kjo të funksionojë

Fico u shpreh se do të duhet shumë kohë që këto njohuri ose eksperienca të përfituara të vendosen në platforma të aplikueshme.

Tiranë- Drejtoresha e Institutit të Shëndetit Publik, Albana Fico  gjatë deklaratës për mediet sot, u shpreh se në vend ka nisur analiza serologjike.

Ndërsa sa  i përket mënyrës që po përdor Italia, pra shërimin e pacientëve me COVID me terapinë plazmatike me antitrupa të personave të shëruar, ajo theksoi se në Shqipëri do të duhet shumë kohë që kjo të funksionojë.

Pyetjet:

Pyetje: A kanë dalë rezultatet e para për testet seriologjike? Në çfarë faze janë?

Fico: Të gjithë po ndjekim me interes çështjen e testeve seriologjike, vazhdojmë me validimin e metodës.

Për më shumë bëhu pjesë e grupit më viral në Facebook, Dosja.al

Pyetje: Në Itali po përdoret terapia plazmatike me antitrupa nga pacientët e shëruar dhe ka rezultuar e suksesshme. Po e konsideroni edhe ju një metodë të tillë? Nëse po a keni ju teknologjinë që duhet?

Fico: Kjo është një nga ato gjëra që ne jemi shprehur shpesh duke konstatuar faktin që komuniteti mjekësor është në dilema të jashtëzakonshme. Përdorimi i çdo lloj metode ose gjetje janë në faza eksperimentale. Do dojë kohë që gjithë këto njohuri ose eksperiencat e përfituara të vendosen në platforma të aplikueshme.

Gjatë 24 orëve të fundit është rritur sërish kurba e të infektuarve. Ministria e Shëndetësisë bëri me dije ditën e sotme se janë konfirmuar edhe  17 raste të reja me COVID-19. Harta është zgjeruar me 9 raste në Tiranë, 5 raste në Krujë dhe  3 raste në Kamëz. 70% e infektuarve janë shëruar dhe aktualisht aktivë me COVID-19 janë 219 persona.

J.V/Dosja.al

Shto Koment