Politike

A do njihet patenta shqiptare në Gjermani? Rama i përgjigjet qytetarit: Do ndodhë shumë shpejt! Ne e kemi bërë detyrën tonë

Kryeministri Edi Rama tha se Shqipëria e ka kaluar provimin e autoriteteve të inspektimit të standardeve të transportit sa i përket strukturës por se gjithçka ka mbetur në dorën e autoriteteve gjermane.
Featured image of article: A do njihet patenta shqiptare në Gjermani? Rama i përgjigjet qytetarit: Do ndodhë shumë shpejt! Ne e kemi bërë detyrën tonë Edi Rama

TIRANË– Patenta shqiptare shumë shpejt mund të njihet edhe në Gjermani. Lajmin e ka bërë me dije kryeministri Edi Rama, teksa po u përgjigjej pyetjeve të qytetarëve në rubrikën me pyetje-përgjigje, pasi u pyet nga një i ri shqiptar që jeton në Gjermani.

Në fjalën e saj, brenda makinës së tij, Rama tha se Shqipëria e ka kaluar provimin e autoriteteve të inspektimit të standardeve të transportit sa i përket strukturës por se gjithçka ka mbetur në dorën e autoriteteve gjermane.

“Ne kemi tanimë kaluar provimin e autoriteteve të inspektimit të standardeve të transportit sa i përket strukturës tonë dhe është bërë një revolucion në shërbim ndaj të gjithë drejtuesëve të mjeteve. Raporti me vlerësim jashtëzakonisht pozitiv ka shkuar në ministrinë federale e cila e ka shpërndarë për të gjitha shtetet që përbëjnë republikën federale sepse duhet që çdonjëri nga landers ta aprovojë dhe pastaj patenta shqiptare të njihet të gjithë vendet. Kjo është në dorë të autoriteteve gjermane ne e kemi bërë detyrën tonë. Shumë shpejt do të vijë momenti i shumëpritur për ju që të mos keni nevojë për të bërë ato pagesa të kripura por të mbanë atë shqiptare,“- tha Rama.

VIDEOJA E PLOTË:

Për më shumë bëhu pjesë e grupit më viral në Facebook, Dosja.al

 

(k.m/dosja.al)

 

Etiketa:

Shto Koment